Aktualitet

Ministria e Jashtme jep njoftimin e rëndësishëm për emigrantët që duan të udhëtojnë drej Greqisë: Deri më 15 shtator

29 Gusht 2020, 10:13 Nga DOSJA
Ministria e Jashtme jep njoftimin e rëndësishëm për

SHQIPËRI-Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar ditën e sotme se për 14 ditë të tjera, nga data 1-15 shtator 2020, mbetet në fuqi kufizimi i hyrjes për shtetasit shqiptarë në tokën greke. Sipas njoftimit deri më 15 shtator shqiptarët që duan të futen në tokën helene duhet të kenë bërë tamponin dhe aplikimin online. Po kështu nga pika doganore e Kapshticës do të kalojnë 300 vetë në ditë, ndërsa nga Kakavija 750 persona në ditë.

Njoftimi: 

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton mbi regjimin e lëvizjes nga Shqipëria drejt shtetit grek për periudhën 1 – 15 shtator 2020, në kuadër të masave kundër Covid-19, si më poshtë:

– Për 14 ditë të tjera, nga data 1-15 shtator 2020, mbetet në fuqi kufizimi i hyrjes për shtetasit shqiptarë për arsye turizmi;
– Mbetet në fuqi kufizimi i lidhjeve detare dhe ajrore me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Keshtu, fluturimet drejt/ nga këto vende bëhen vetëm nga aeroporti “Eleftherios Venizelos”;
– Mbetet në fuqi kufizimi i numrit të personave që hyjnë në dite nga PKK të Kakavijës (750 vetë) dhe Kapshtices (300 vetë);
– Mbetet në fuqi deri më 19.09.2020 aplikimi i kontrolleve paraprake përmes testit negativ PCR 72 orë para mbërritjes në vend, për personat që mbërrijnë në aeroport dhe nga pikat tokesore nga Shqipëria.

Ndërkohë, sot janë krijuar radhë të gjata makinash në pikën kufitare të Kapshticës. Në këtë pikë doganore është plotësuar kuota prej 300 personash dhe pala greke ka pezulluar punën.  Pritet që puna të rinisë ditën e nesërme. Emigrantët i bëjnë thirrje shtetit që të japë një zgjidhje për situatën.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohet pika kufitare e kapshticës bllokohet pika kufitare e kapshticës

Sondazh

Poll