Aktualitet

ME VIDEO/ Radhë të gjata makinash në Kapshticë, qytetarët presin mes të nxehtit për të kaluar kufirin, pala greke pezull

29 Gusht 2020, 10:10 Nga DOSJA
ME VIDEO/ Radhë të gjata makinash në Kapshticë,

KAPSHTICË– Radhë të gjata makinash në pikën doganore të Kapshticës. Situata shihet qartë edhe pamjet e publikuarta nga Top Channel, ku vargu i makinave është shumë i gjatë.

Mes të nxehtit qytetarët shqiptarët, po presin që të kalojnë kufirin, por pala greke ka pezulluar punën. Ky vendim është marrë pasi është plotësuar kuota me 300 persona që kanë kaluar kufirin. Ndërkohë qytetarët i bëjnë thirrje shtetit që të mundësojë kalimin e tyre drejt Greqisë. Ata kanë deklaruar se kanë bërë tamponin dhe aplikimin online. Po kështu, për shkak të vonesës në doganë ata rrezikojnë edhe vendet e punës,

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohet pika kufitare e kapshticës bllokohet pika kufitare e kapshticës

Sondazh

Poll