Po transportonin drejt Tiranës 9 klandestinë me “Range Rover” dhe “Volkswagen Touareg”, arrestohen 3 trafikantët në
29 Gusht 2020, 07:28Nga DOSJA
POGRADEC- Policia e Pogradecit ka arrestuar 3 persona L. P, 38 vjeç, F. F, 20 vjeç dhe K. Gj., 26 vjeç. Unformat blu bëjnë me dije se të rinjtë janë arrestuar pasi u kapën duke transportuar 9 klandestinë me makina luksoze në qytetin e Pogradecit. Tre të arrestuarit po i transportonin klandestinët drejt Tiranës me “Volkswagen Touareg” dhe “Range Rover” .
Njoftimi i Policisë:
Vijon operacioni i koduar “Perimetri”. Goditet një tjetër rast në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, të cilët u kapën duke transportuar kundrejt fitimit 9 emigrantë të paligjshëm.
Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një rast tjetër të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
L. P., 38 vjeç; F. F., 20 vjeç dhe K. Gj., 26 vjeç, banues në Shkodër.
Shtetasit e mësipërm janë kapur nga forcat e policisë në lagjen nr. 4, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetet tip “Volkswagen Touareg” dhe “Range Rover” nëntë emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një urim për një nga infermieret e spitalit COVID 2, që sot feston ditëlindjen. Kreu i qeverisë e quan Lu...
GREQI- Lëkundje sizmike në Greqi. Mësohet se një tërmet me magnitudë 4.7 i shkallës Rihter ka goditur Greqinë në orën 00:18 të mëngjesit të sotëm. Epiqendra ka...
PRRENJAS- Bashkim Shegani është kambisti, i cili u grabit mbrëmjen e djeshme në fshatin Katjel të Prrenjasit teksa po kthehej në shtëpi. Tre grabitësit me motor...
Aktualitet29 Gusht 2020, 05:57
TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri është shprehur se raporti “Flukset financiare të paligjshme në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut” nuk është i sakt...
Aktualitet29 Gusht 2020, 05:30
KUKËS- Radhë kilometrike makinash në pikën kufitare të Morinës, pasi qytetarët e Kosovës preferojnë bregdetin shqiptar. Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë ...
TIRANË-Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al, Abc News dhe Shqiptarja.com kanë në faqe të parë reagim...
PRRENJAS– Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prrenjas, ku burime për Dosja.al bëjnë me dije se pre e agresorëve ka rënë një kambist, i cili ishte duke...
Aktualitet28 Gusht 2020, 20:16
TIRANË -Historiani Romeo Gurakuqi ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama në aktivitetin për 95-vjetorin e lindjes së shkrimtarit Marti...
HIMARË- Dosja.al publikoi pasditen e sotme një foto në të cilën shfaqej një anije ushtrake. (Shiko këtu) Duke iu referuar dëshmive të banorëve të zonës, të...
TIRANË-Kreu i Urgjencës Kombëtar, Skënder Brataj ka publikuar një studim anglez mbi përdorimin e deksametazonit tek pacientët e infektuar me koronavirus.Si...