Aktualitet

29 Gusht 2020, 05:30 Nga DOSJA

KUKËS- Radhë kilometrike makinash në pikën kufitare të Morinës, pasi qytetarët e Kosovës preferojnë bregdetin shqiptar. Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në Shqipëri mbi 15 mijë qytetarë të Kosovës me 5 mijë mjete. Policia kufitare po punon me kapacitet të plotë, me 6 sportele, ndërkohë trafiku është i rënduar deri në afërsi të Urës së Kukësit. Po kështu trafik ka edhe në përgjatë superstradës Milot-Lezhë. Pushuesit kanë si destinacion Shëngjinin,Velipojën, Durrësin dhe jugun e Shqipërisë.

Zyra për Informim e Policisë së Kosovës, bën të ditur se gjatë gushtit të këtij viti deri me datën 25 gusht për në Shqipëri kanë ardhur për pushime 830 mijë qytetarë të Kosovës. Krahasuar me vitin e kaluar ka pasur një ngritje të ndjeshme, meqë në vitin 2019 gjatë periudhës së njëjtë të vitit kishin kaluar kufirin për në Shqipëri, në Pikë Kufitare në Morinë 686 mijë e 467 persona. Ndërsa nga Shqipëria janë futur në Kosovë gjatë muajit gusht  275 mijë e 452 qytetarë.

Sakaq, javët e fundit ka pasur një fluks në këtë pikë doganore, ku nuk kanë munguar edhe radhët e gjata. Situatë kaotike u krijua në pikën Kufitare të Kakavijës, ku shqiptarët qëndruan 5 ditë në radhë për të kaluar doganën. Shkak i situatës u bë marrja e tamponit nga pala greke. Por,  edhe ditën e sotme janë krijuar radhë në pikën doganore të Kapshticës, pasi është plotësuar kuota prej 300 personash. Pala greke ka pezulluar punën.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet radhë makinash në morinë radhë makinash në morinë

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Gusht 2020, 20:16

TIRANË -Historiani Romeo Gurakuqi ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama në aktivitetin për 95-vjetorin e lindjes së shkrimtarit Marti...