Aktualitet

28 Gusht 2020, 20:16 Nga DOSJA

TIRANË -Historiani Romeo Gurakuqi ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama në aktivitetin për 95-vjetorin e lindjes së shkrimtarit Martin Camaj, duke e quajtur shfaqjen e shefit të qeverisë “hipokrizi”. Sipas Gurakuqit, njerëzit që sulmuan Camajn, duke iu referuar studimit të studiuesit Auron Tare, janë miqtë dhe besnikët e Ramës, të cilëve kryeministri u ka besuar poste të rëndësishme në agjencitë qeveritare.

Më tej ai shton, se ata që e lehtësuan sulmin ndaj dy kolosëve të Shkodrës, e mbështesin Ramën në aktivitetet propagandistike. Në fund ai Gurakuqi përfundon, duke akuzuar Ramën, se për 7 vite ka lejuar rindërtimin në publik të portreteve dhe atyre që vranë e shtypën elitën e kombit për 50 vite me radhë.

“Djajtë që sulmuan Martin Camajn dhe Ernest Koliqin janë miqtë, besnikët dhe bashkëpunëtoret tuaj zoti Kryeministër Edi Rama. Janë ortakët e aferave tuaja. Ata që ju u keni besuar poste të rëndësishme në agjencitë qeveritare, të turizmit, pronave në bregdet, informacionit të klasifikuar, udhëheqjes se Akademisë Shtetërore dhe bordeve kinse kontrolluese te tyre. Djajtë sulmues dhe ata që e lehtësuan sulmin e tyre ndaj dy kolosëve të Shkodrës për Kombin, janë pjese e së njëjtës “familje” urrejtësish të Shqipërisë së endërruar nga Camaj, Koliqi, Fishta, Frashëri, Nosi, Harapi, etj.. Ata falen në të njëjtin rreth politik, “shkencor” dhe policor të djeshëm dhe të sotëm, që ju mbështet dhe shoqëron në shfaqjet tuaja propagandistike, siç ishte edhe kjo e sotmja. Janë ata që ju i mbështesni dhe i financoni për të rrëfyer dhe shkruar, njëlloj si dikur, anën e drejtë dhe të errët të historisë.

Shfaqja juaj e sotme është një hipokrizi e tejskajshme mbas 7 viteve që ju personalisht keni lejuar në mënyrë të qëllimshme, rindërtimin në publik të portreteve të atyre që e shtypën dhe vranë elitën e kombit dhe desidencen jo komuniste për 50 vite me radhe”, shkruan Gurakuqi.

Kryeministri gjatë aktivitetit akuzoi studiuesin Auron Tare, për botimin e tij të fundit, ku pretendon se shkimtarët Martin Camaj dhe Ernest Koliqi i kanë shërbyer agjenturave të huaja. Shefi i qeverisë e quajti Taren shpifës, ndërsa foli me superlativa për Camajn.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 95-vjetori i martin camajt edi rama romeo gurakuqi 95-vjetori i martin camajt edi rama romeo gurakuqi

Sondazh

Poll