Anija ushtarake greke zbarkoi në Himarë? Kapiteneria e Vlorës ‘ul gjakrat’, sqaron çfarë ndodhi: Ishim ne…po stërvit
28 Gusht 2020, 19:43Nga DOSJA
HIMARË- Dosja.al publikoi pasditen e sotme një foto në të cilën shfaqej një anije ushtrake. (Shiko këtu) Duke iu referuar dëshmive të banorëve të zonës, të cilët siguruan edhe foton e publikuar, fregata ishte greke dhe kishte nisur patrullimet shumë pranë tokës shqiptare.
Ndërkohë një reagim ka ardhur në redaksi edhe nga Kapiteneria e Vlorës, e cila pretendon se anija në foto nuk është greke po shqiptare. Sipas tyre, anija bashkë me tre të tjera ka patrulluar në breg, në kuadër të një operacioni stërvitor dhe se ka pasur në bord flamurin shqiptar.
“Ishin anijet tona, po zhvillonim një stërvitje. Anijet tona mbajnë flamurin kuq e bardhë me shqiponjë të zezë, pra flamuri luftarak,”-bëjnë me dije burime nga kapiteneria e Vlorës.
Kohët e fundit situata në vend është tensionuar, pas deklaratës së kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis i cili deklaroi në parlament, se Greqia do të zgjerohet me 12 milje në Jon. Qeveria shqiptare është akuzuar nga opozita për mungesë transparence, ndërsa janë hedhur edhe dyshime për një marrëveshje të fshehtë midis dy vendeve. Ndërkohë vetë kryeministri Edi Rama, ka hedhur poshtë akuzat, se Greqia po tenton të grabisë ujrat territorialë shqiptarë, ndërsa shtoi se Greqia po ushtron të drejtën që ia jep Konventa për Detin.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË-Kreu i Urgjencës Kombëtar, Skënder Brataj ka publikuar një studim anglez mbi përdorimin e deksametazonit tek pacientët e infektuar me koronavirus.Si...
ATHINË– “Do zgjerojmë territorin tonë në detin Jon,”-kjo deklaratë e kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka shkaktuar shumë reagime politik...
MALTE- Një tjetër bashkëpuntor është arrestuar në Sliema të Maltës për vrasjen e çiftit homoseksual. Këtë mëngjes autoritetet kanë vënë në pranga Viktor ...
TIRANË -Ministrja e Arsimit, Besa Shahini u ka dhënë përgjigje edhe ditën e sotme shqetësimeve përsa i përket hapjes së shkollave. Në një komunikim online ...
TIRANË -Ministria e Mbrojtjes me anë të një projektligji i ka hapur rrugë pas dy vitesh, shitjes së fishekzjarreve dhe materialeve piroteknike. Sipas proje...
GREQI-Greqia ka vendosur të shtyjë për 14 ditë masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Mësohet se deri më 15 shtator, kufijtë për Maqedoninë e Veriut dh...
TIRANË -Situata në spitalet COVID është rënduar, teksa po shtohet numri i lartë i pacientëve në moshë të re. Mjekja Entela Ramosaço, në një intervis...
GJIROKASTËR– Nëndrejtori i spitalit rajonal në Gjirokastër, “Omer Nishani”, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Dosja.al mëson se bëhet fjalë për Marti...