Aktualitet

Vrasja e çiftit homoseksual në Maltë, pas shqiptarit arrestohet bashkëpuntori i tij, 36 vjeçari nga Maqedonia e Veriut

28 Gusht 2020, 18:30 Nga DOSJA
Vrasja e çiftit homoseksual në Maltë, pas shqiptarit arrestohet

MALTE- Një tjetër bashkëpuntor është arrestuar në Sliema të Maltës për vrasjen e çiftit homoseksual. Këtë mëngjes autoritetet kanë vënë në pranga Viktor Dragomanski pasi dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e Christian Pandolfino dhe Ivor Maciejowski pak ditë më parë.

36-vjeçari me origjinë nga Maqedonia e Veriut u akuzua për vrasjen e çiftit më 18 gusht mirëpo në të rëndojnë dhe akuza të tjera si vjedhje, zhvatje, mbajtje të armëve dhe për një sërë veprash të tjera.

I akuzuari është pyetur nga gjykata se cili ishte profesioni i tij, ndërsa ai u përgjigj: “Unë nuk punoj”, duke deklaruar se është i pafajshëm.

Kujtojmë se për këtë vrasje është akuzuar dhe shqiptari Daniel Muka i cili momentalisht është në liri me kusht.

Policia tha se kishte siguruar pamjet e kamerave të sigurisë për tre persona nga nata e vrasjes e njëri prej tyre ishte dhe Dragomanski.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet cifti homoseksual maqedonia e veriut viktor dragomanski cifti homoseksual maqedonia e veriut viktor dragomanski

Sondazh

Poll