Aktualitet

Greqia shtyn masat ndaj COVID-19, ja deri kur do të ketë kufizime në kufi

28 Gusht 2020, 16:44 Nga DOSJA
Greqia shtyn masat ndaj COVID-19, ja deri kur do të ketë kufizime

GREQI-Greqia ka vendosur të shtyjë për 14 ditë masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Mësohet se deri më 15 shtator, kufijtë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të vijojnë të jenë të mbyllura.

Po ashtu do të jetë në fuqi edhe kufizimi i udhëtarëve, përkatësisht 750 persona nga Kakavija dhe 300 nga Kapshtica. Së bashku me kufizimin e udhëtarëve do të jetë në fuqi edhe karantinimi 7 ditor.

Një nga masat e tjera kufizuese është edhe përgjigja negative e testit për COVID-19 në kufi, që duhet të jetë kryer 72 orë më parë. E ndaluar do të jetë edhe hyrja e turistëve nga Shqipëria deri më 15 shtator.

Si pasojë e rregullave të vendosura nga qeveria greke, pak javë më parë në doganën e Kakavijë u krijua situatë kaotike. Prekj 4 ditësh qytetarët qëndruan në radhë për të kaluar në tokën helene, ndërsa vargu i makinave shkoi deri në 25 km. Ngërçi u zgjidh më datë 16 gusht, pas ndërhyrjes së kryepiskopit Anastas Janullatos.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll