Aktualitet

Ulja e moshës së të prekurve nga COVID-19, mjekja: Kemi pasur edhe raste intubimi mes tyre

28 Gusht 2020, 16:28 Nga DOSJA
Ulja e moshës së të prekurve nga COVID-19, mjekja: Kemi pasur

TIRANË -Situata në spitalet COVID është rënduar, teksa po shtohet numri i lartë i pacientëve në moshë të re. Mjekja Entela Ramosaço, në një intervistë për “Abcneës.al”,  është shprehur se po vërehet një agravim i sëmundjes tek moshat e reja, të cilat kërkojnë terapi intensive, pa përjashtuar edhe intubimin.

“Kemi një numër të lartë të pacientëve që janë në grupmoshën 40-50, por edhe 60-70. Bën sens të themi që jemi në një situatë ku po shohim agravim të kësaj sëmundje edhe në moshat e reja, me simptoma të rënda që kërkojnë jo vetëm terapi intensive, por kemi pasur edhe raste intubimi mes tyre”, u shpreh mjekja.

Sipas saj, rëndimi i gjendjes shëndetësore vjen për shkak të paraqitjes vonë në spital.

Ndërkohë, numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 277. Gjatë 24 orëve të fundit humbën betejën me koronavirusin edhe pesë pacientë të tjerë, ndërkohë që u konfirmuan 112 raste të reja. Në total, në vendin tonë janë 4001 të infektuar, ndërsa 4923 të tjerë janë shëruar. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 173 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid-19 entela ramosaco covid-19 entela ramosaco

Sondazh

Poll