Aktualitet

Mjeku kirurg infektohet me koronavirus, tregon gjendjen e tij shëndetësore dhe kërkon ndjesë: Zoti na ruajtë të gjithë!

28 Gusht 2020, 15:47 Nga DOSJA
Mjeku kirurg infektohet me koronavirus, tregon gjendjen e tij

FIER– Mjeku kirurg i spitalit të Fierit, Gjergj Kaçi është infektuar nga pandemia e koronavirusit. Lajmin e ka shpërndarë vetë mjeku në rrjetin e tij social në “Facebook”, mjeku Kaçi shkruan se kishte pasur shenja klinike prej 6-7 ditësh por tanimë gjendja e tij është gjendje të stabilizuar.

Më tej mjeku Kaçi iu kërkon ndjesë të gjithë atyre, që sipas tij, mund t’iu ketë krijuar stres nga kontakti me të ditët e para.

“Kërkoj ndjesë me përulje ndaj të gjithëve, të cilët me pa dashje, mund t’i kem krijuar stres nga kontakti me të ditët e para! Shumë…shumë FALJE!!!…  Zoti qoftë me të gjithë, të na i bëjë të lehtë ne të sëmurëve dhe të ruajë cilindo pranë nesh e në gjithë botën!,”-shkruan mjeku.

POSTIMI I PLOTË:

Te dashur miq! Sapo u njoftova nga institucionet shendetesore te shendetit publik te Fierit, se rezultoj pozitiv ne testin e Coronavirusit SARS/Cov-19. Shenjat klinike i kam prej gjashte-shtate ditesh. Ekzaminimin e tamponit e kam kryer para tre ditesh. Gjendjen shendetesore, momentalisht e kam te stabilizuar, me veshtiresi te lehte deri lehtesisht te moderuar, vecanerisht ne oret e darkes. Dua te falenderoj jashte mase nga zemra, ata kolege e dashamires, qe me kane qendruar afer, qe ne fillimet e kesaj historie, e cila besohet te kete filluar gjate periudhes se pushimeve te mia. Kerkoj ndjese me perulje ndaj te gjitheve, te cilet me pa dashje, mund t’i kem krijuar stres nga kontakti me te ditet e para! Shume…shume FALJE!!!… Do te doja te falenderoja pa mase, te gjithe qe me keshillat e fjalet e mira, me kane mbeshtetur dhe kurajuar. Nje falenderim te vecante per nje koleg, te cilin do ta permend nje moment tjeter me emer, per keshillat e vazhdueshme mjekesore dhe mbeshtetjen e jashtezakonshme qe me ka ofruar! Zoti qofte me te gjithe, te na i beje te lehte ne te semureve dhe te ruaje cilindo prane nesh e ne gjithe boten!

Ndërkohë, numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 277. Gjatë 24 orëve të fundit humbën betejën me koronavirusin edhe pesw pacientë të tjerë, ndërkohë që u konfirmuan 112 raste të reja. Në total, në vendin tonë janë 4001 të infektuar, ndërsa 4923 të tjerë janë shëruar. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 173 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjergj kaçi koronavirusi ne shqiperi gjergj kaçi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll