Aktualitet

“U rrëzua vetë!”/ Krimi ndodhi dy netë më parë, si familjarët e viktimës fshehën vrasjen, hetimet ranë në gjurmët

28 Gusht 2020, 12:23 Nga DOSJA
“U rrëzua vetë!”/ Krimi ndodhi dy netë më

TIRANË– Familjarët e Dorian Latollarit, 61-vjeçarit që u vra nga ‘dezertori’ Fatmir Demiri nuk e kanë denoncuar ngjarjen e ndodhur në Tiranë, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”.

Mësohet se kur kanë gjetur dy netë më parë trupin e pajetë të familjarit të tyre, 61 vjeç, ata kanë vazhduar me procedurat normale të ceremonisë mortore. Ndërkohë, para autoriteteve, janë shprehur se Latollari është rrëzuar dhe se për këtë arsye ka vdekur.

“Është rrëzuar,”– mësohet të kenë thënë ata, për arsye që ende nuk dihen.

Ndërkohë, autoritetet vijuan hetimet dhe zbuluan se në fakt bëhej fjalë për një vrasje. Pas dokumentimit të ngjarjes, efektivët e komisariatit nr.3 zbarkuan ditën e sotme në shtëpinë e autorit, Fatmir Demiri, 37-vjeç dhe e vunë në pranga. Ky i fundit e ka pranuar autorësinë e ngjarjes para policëve dhe është shprehur: E bëra unë, kishim konflikte për pronat!

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dorian latollari fatmir demiri ish-ushtaraku vret 61 vjecarin dorian latollari fatmir demiri ish-ushtaraku vret 61 vjecarin

Sondazh

Poll