Aktualitet

Ish-ushtaraku i dënuar për dezertim vret 61-vjeçarin në Tiranë, krimi zbulohet pas 2 ditësh, autori: Kishim konflikte për

28 Gusht 2020, 11:55 Nga DOSJA
Ish-ushtaraku i dënuar për dezertim vret 61-vjeçarin në

TIRANË– Fatmir Demiri, 37 vjeç i dënuar më parë për Dezertim nga shërbimi Ushtarak është vënë në pranga ditën e sotme pasi ka vrarë me sende të forta 61-vjeçarin Dorian Latollari. Ngjarja e rëndë, ka ndodhur dy netë më parë në Tiranë, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”. Demiri, i cili ka patur edhe më herët konflite për shkaqe pronësie me familjen Latollari, është paraqitur në banesën e këtij të fundit.

Të dy janë konfliktuar por për debatin e pronësisë, dhe në një moment Demiri ka goditur me sende të forta Latollarin. Më pas, ai e ka lënë 61-vjeçarin të vdekur në oborrin e banesës së tij dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Familjarët e Latollarit, për arsye që ende nuk dihen, nuk e kanë raportuar krimin, por kanë deklaruar se i moshuari është rrëzuar, ka marrë plagë në kokë dhe ka vdekur. Por grupi hetimor, ka vijuar më tej hetimet dhe ka zbuluar se bëhej fjalë për një krim. Me mbledhjen e provave dhe dokumentimin e ngjarjes, policia zbarkoi sot, ditë kur u bë publike ngjarja, në shtëpinë e 37-vjeçarit dhe e kanë vënë atë në pranga.

Fatmir Demiri, ish-ushtarak, nuk ka bërë rezistencë. Ai e ka pranuar autorësinë e krimit përpara policëve, teksa ka shpjeguar edhe arsyet. “Kemi pasur konflikte për pronat. Kemi pasur shumë konflikte dhe për këtë e kam bërë,”- mësohet të ketë thënë ai.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dorian latollari fatmir demiri ish-ushtaraku vret 61 vjecarin tirane dorian latollari fatmir demiri ish-ushtaraku vret 61 vjecarin tirane

Sondazh

Poll