Aktualitet

“Testi i ka kaluar 72 orë”/  Policia greke  i mban në aeroportin e Athinës prej dy ditësh shqiptarët, rrezikojnë të

28 Gusht 2020, 11:23 Nga DOSJA
“Testi i ka kaluar 72 orë”/  Policia greke  i mban

ATHINË- Qytetarët shqiptarë që kanë  leje qëndrimi në Greqi që kanë udhëtuar drejt vendit  fqinjë po mbahen në aeroportin e Athinës dhe rrezikojnë të kthehen mbrapsht, Kjo, pasi testi që kishin kryer për koronavirusin kishte kaluar 72 orë. Policia ka thënë se kjo ka qenë arsyeja që shqiptarët nuk janë lejuar që të dalin jashtë aeroportit pasi nuk kanë zbatuar procedurën.

Ndërkohë, menjëherë pas kësaj, ka reaguar edhe Ambasada e Shqipërisë në Athinë, ku zv.ambasadori, ka njoftuar se do të bëjë të pamundurën që ata të mos kthehen në Shqipëri, si dhe do të mundohet që të plotësohet e gjithë proceduara që ata të dalin nga aeroporti  duke qenë se  mes tyre ka edhe fëmijë të vegjël. Po ashtu, mësohet  se të gjithë qytetarët janë të rregulltë me dokumenta.

Ndërkohë, një prej personave që ka mbetur brenda aeroportit është shprehur për Tribuna.al se : Biletën e kisha të prerë.  Tamponin e kam bërë me datë 22  dhe me po në atë datë më kanë kthyer përgjigje ndërkohë me 26 kisha datën e udhëtimit. Jam detyruar të pres dy bileta, për testin e Covid-19 pagova 120 mijë lekë. Nuk kisha mundësi të bëja dy tampone.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptaret ne athine shqiptaret ne athine

Sondazh

Poll