Aktualitet

Brenda 4 muajve 2 ngjarje tragjike në Berat për neglizhencë të Bashkisë, vdekja e 4-vjeçarit nga korenti dhe rënia nga li

28 Gusht 2020, 10:55 Nga DOSJA
Brenda 4 muajve 2 ngjarje tragjike në Berat për neglizhencë

BERAT- Dy ngjarje tragjike kanë tronditur muajt e fundit qytetin e Beratit, përgjegjëse për të cilat është bashkia e këtij qyteti, me kryetar Edvin Demon.

E para ishte ajo që ndodhi më 22 maj në një park në mes të qytetit të Beratit, ku humbi jetën një fëmijë 4 vjeçar. Vogëlushi preku disa tela elekrikë që ishin lënë në mes të parkut nga disa punonjës të bashkisë. Ai u nis me urgjencë drejt spitalit, por nuk mundi të mbijetonte. Nëna e tij Reshide Brahimasi u shpreh se djalin e zuri korenti teksa shkoi të merrte ujë. Për këtë ngjarje Policia nisi hetimet, ku u arrestuan dy punonjësit e Bashkisë, Poli Ikonomin dhe Llazar Oxhollin. Këta të fundit u liruan nga qelia pak ditë më pas dhe gjykata vendosi për ta detyrim paraqitje. Ndërkohë, familja e 4-vjeçarit vajton për humbjen e të birit dhe kërkon hetime nga shteti.

Por jo vetëm kaq, një ditë më parë, një tjetër ngjarje e rëndë tronditi Beratin. Punonjësi i Bashkisë, Shkëlqim Metkaj 46-vjeç, humbi jetën pasi ra nga një lis, teksa ishte duke prerë gjatë punimeve në Unazën e Beratit. Pa kushte sigurie, burri ra nga lisi, bashkë me një pjesë të pemës. Skena e rëndë u pa nga kalimtarë të shumtë që ndodheshin në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, për këtë ngjarje është arrestuar inxhinieri i pyjeve, Karafil Bregu.

Ndërtimi i kësaj rruge, por kushton jo pak, por miliona euro. Gjithsesi bashkia nuk ka mundur të sigurojë kushtet e punës për punonjësit e tyre, të cilët humbin jetën tragjikisht. Pamjet  e mëposhtme tregojnë shumë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dy ngjarje tragjike në berat edvin demo shkëlqim metkaj dy ngjarje tragjike në berat edvin demo shkëlqim metkaj

Sondazh

Poll