Aktualitet

EMRAT/ Goditën me grushte administratorin në Lazarat pas sherrit për pastrimin e urës, shpallen në kërkim babë e bir

28 Gusht 2020, 10:52 Nga DOSJA
EMRAT/ Goditën me grushte administratorin në Lazarat pas sherrit

LAZARAT– Islam dhe Rediart Buzheri, babë e bir janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë rrahur e goditur me grushte Muharrem Bashën, administratorin e Njësisë Administrative Lazarat.

Dosja.al mëson se fillimisht babë e bir janë konfliktuar me Bashën për pastrimin e urës në Lazarat. Më pas sherri ka agravuar dhe ata kanë goditur me grushte dhe kanë dhunuar Bashën.

Pas sherrit, Basha ka bërë kallëzim në polici, ndërsa Islam dhe Rediart Buzheri janë larguar nga vendi i ngjarjes. Ata janë shpallur në kërkim dhe akuzohen për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Pushtimi i tokës”.

Njoftimi i policisë për ngjarjen: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë shpalljen në kërkim për shtetasit I. B. dhe R. B. (bab dhe bir), pasi këta shtetas goditur me grushta ne pjesë të ndryshme të trupit shtetasin M. B., administrator i Njësisë Administrative Lazarat, pas një debati për pastrimin e urës në Lazarat. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Pushtimi i tokës”.

Ndërkohë, Dosja.al ka zbardhur foton dhe detaje nga jeta e të riut që dhunoi kreun e njësisë administrative bashkë me të atin. Rediart Buzheri është pjesë e strukturës së Furimit Rinor të Partisë Demokratike. Në rrjetet sociale, aim ban në kopertinë foton e Sali Berishës. Mes të tjerave, nuk mungojnë fotot e Azem Hajdarit, kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe Flamur Nokës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet i riu i frpd-se rreh kreun e lazaratit islam buzheri muharrem basha rediart buzheri i riu i frpd-se rreh kreun e lazaratit islam buzheri muharrem basha rediart buzheri

Sondazh

Poll