Sherr në Himarë, 48-vjeçarja rreh një grua dhe e bën për spital, vihet në pranga
28 Gusht 2020, 10:41Nga DOSJA
HIMARË– Një 48-vjeçare është vënë në pranga pasi akuzohet se ka dhunuar një tjetër grua. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se gruaja me inicialet I. Ll., , banuese në fshatin Nivicë, Himarë është konfliktuar me një tjetër grua me iniciale L.Gj., për motive të dobëta.
Më pas, 48-vjeçarja që tashmë është vënë në pranga, e ka goditur gruan tjetër me sende të forta. Kjo e fundit ka përfunduar e shtruar në spitalin e Sarandës, ndërsa dhunuesja është arrestuar.
Njoftimi i policisë:
Policia ka arrestuar shtetasen I. Ll., 48 vjeçe, banuese në fshatin Nivicë, Himarë, pasi më datë 26.08.2020, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka dëmtuar me sende të forta shtetasen L.Gj., e cila ndodhet e shtruar në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHKODËR– Pronarja e restorantit në Shkodër, me inicialet është gjobitur me 3 milionë lekë gjobë dhe i është pezulluar aktiviteti për gjashtë muaj. Si...
DURRËS- Vjeshta po troket në dyert tona, e po ashtu edhe në çadrat e të gjithë banorëve që ende nuk kanë restauruar shtëpitë e tyre të dëmtuara nga ...
BERAT- Policia e Beratit ka arrestuar inxhinerin e pyjeve, Karafil Bregu. Mësohet se 31-vjeçari është arrestuar për vdekjen e punëtorit të bashkisë, Shkë...
HIMARË- Policia e Himarës ka arrestuar shoferin 49-vjeçar me iniciale A.Xh, pasi ditën e djeshme përplasi me makinën e tij tip “Toyota” një 7-vje&cc...
KURBIN– Katër persona janë vënë në pranga nga Policia e Kurbimit pasi akuzohen për kultivim kanabisi. Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Kurbinit, në kuadër t...
KRUJË– Policia e Krujës ka proceduar penalisht dhe po heton një pronar lokali, banues në Fushë Krujë, pasi edhe pse ishte ndëshkuar 3 herë me gjobë ...