Aktualitet

Organizoi ceremoni festive, gjobitet me 3 mln lekë administratorja e restorantit në Shkodër, biznesi i mbyllet për gjashtë

28 Gusht 2020, 10:36 Nga DOSJA
Organizoi ceremoni festive, gjobitet me 3 mln lekë administratorja e

SHKODËR– Pronarja e restorantit në Shkodër, me inicialet është gjobitur me 3 milionë lekë gjobë dhe i është pezulluar aktiviteti për gjashtë muaj. Sipas njoftimit zyrtar nga Policia, mësohet se pas kontrolleve është konstatuar se në këtë restorant ishte organizuar një ceremoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Për pasojë, është ndëshkuar me masën administrative 3.000.000 lekë si dhe pezullimin e ushtrimit të aktivitetit për një periudhë 6 muaj.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shkodrës ka ndëshkuar me 3.000.000 lekë gjobë, pronarin e një restoranti pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar një restorant në të cilin ishte organizuar një ceremoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë. Shërbimet e Policisë i kanë vendosur pronarit të subjektit, shtetases A. Z. masën administrative 3.000.000 lekë si dhe pezullimin e ushtrimit të aktivitetit për një periudhë 6 muaj. Policia e Shkodrës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjobitet nje lokal ne shkoder shkoder gjobitet nje lokal ne shkoder shkoder

Sondazh

Poll