Aktualitet

FOTOT/ Dëmshpërblimet e tërmetit në Durrës, Shefi i Zyrës së Rindërtimit i jep lekët vëllait dhe fisit… qytetarët p

28 Gusht 2020, 10:24 Nga DOSJA

DURRËS- Vjeshta po troket në dyert tona, e po ashtu edhe në çadrat e të gjithë banorëve që ende nuk kanë restauruar shtëpitë e tyre të dëmtuara nga tërmeti. Por, janë të shumtë ata që ende nuk kanë marrë dëmshpërblimet për banesat e tyre. Përditë në redaksinë e Dosja.al, janë të shumtë qytetarët që denoncojnë për vonesa, cilësi të dobët të riparimeve, apo favorizime.

I tillë është edhe rasti me të cilin do t’ju prezantojmë sot.

Erald Stanaj, një aplikues për dëmshpërblim nga dëmtimi që tërmeti ka bërë në banesën e tij, ka aplikuar dy javë më parë për të marrë fondin. Stanaj, do të duhet të ishte në radhë për të marrë dëmshpërblimin, por siç bëjnë me dije burime për Dosja.al, qytetari në fjalë e ka zgjidhur problemin e tij.

Aplikuesi në rajonin 5., në Durrës rezulton se është kualifikuar megjithëse ka bërë aplikimin ndër të fundit,  ndoshta falë edhe një rastësie.

I vëllai, Valentin Stanaj, është kryekoordinator i Zyrës së Rindërtimit në Durrës. Në kohën kur qytetarët përballen me burokracitë, i vëllai i shefit arrin t’i kalojë këto pengesa.

Por siç realizohen punët në Shqipëri, “ku ka të ushqehet njëri, ka edhe tjetri“, e kësisoj në listën e fituesve të parakohshme që marrin paratë e rindërtimit, nuk është vetëm vëllai i Valentin Stanajt, por edhe xhaxhai. Luigj Stanaj, siç shihet në foto, ka fituar megjithëse ka aplikuar me vonesë.

Familja Stanaj e ka “privatizuar” listën e fituesve në Durrës, ndërkohë që qytetarët që shkruajnë në Dosja.al thonë se “Këta kanë 2 javë që kanë bërë aplikimin dhe kanë marrë paratë, ndërsa të tjerët presin në radhë, megjithëse e kanë bërë që në muajin mars.”

Por kryekoordinatori i Zyrës së Rindërtimit nuk është një emër i panjohur për publikun.

Valentin Stanaj, u mor i pandehur si i përfshirë në falsifikimin e dokumenteve të kolaudimit të objektit shumë katësh që ndodhet në zonën e “Shkëmbit të Kavajës” dhe që njihet ndryshe si kompleksi “Kamelia”.

Ai bashkë me Arben Qaton, pronarin e  “përbindëshit” “Kamelia” Enver Shalën, ish-kryekomunarin e Rrashbullit, Hysen Gashni, Merita Zeqajn, Alketa Blakajn dhe shoqërinë “Universal Engineering 08″shpk, u hetuan për shpërdorimin e detyrës, por në shkurt 2020, kur pritej që çështja të kalonte për gjykim, gjyqtarja Eda Kaja vendosi të pushonte çështjen.

Gjyqtarja, i çliroi të pandehurit nga akuza, por prokuroria e Durrësit tashmë e ka apeluar atë në gjykatën e Apelit, duke kërkuar prej kësaj gjykate që të rrëzojë këtë vendim të padrejtë dhe të futë çështjen penale për gjykim ndaj të pandehurve të mësipërm.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aplikimi per demshperblimet pas termetit erald stanaj luigj stanaj rindertimi ne durres valentin stanaj aplikimi per demshperblimet pas termetit erald stanaj luigj stanaj rindertimi ne durres valentin stanaj

Sondazh

Poll