Po kalonte 5 emigrantë të jashtëligjshëm drejt Malit të Zi, arrestohet 26-vjeçari në Shkodër
28 Gusht 2020, 10:15Nga DOSJA
SHKODËR– Një 26-vjeçar është vënë në pranga, pasi është kapur duke kaluar drejt Malit të Zi pesë emigrantë të paligjshëm. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, i arrestuari me inicialet K. N. 26 vjeç, banues në lagjen Skënderbeg, Shkodër, është vënë në pranga pasi në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit, në vëndin e quajtur ‘Shtoj i Ri’, ky shtetas është kapur në flagrancë me mjetin tip Fiat, i cili po transportonte 5 shtetas të huaj të vëndeve të treta, Bangladeshi, drejt Malit të Zi, me destinacion final vendet e BE-së.
NJOFTIMI I POLICISË Shkodër Finalizohet operacioni policor i koduar “Itinerari”. Arrestohet një shtetas për “Dhënie ndihmë për kalim paligjshëm të kufirit” Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore Kufirit Migracionit Shkodër, pas një punë të mirëorganizuar u finalizua operacioni policor i koduar, “Itinerari”, ku si rezultat u bë arrestimi i shtetasit : K. N. 26 vjeç, banues në lagjen Skënderbeg, Shkodër. Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit, në vëndin e quajtur ‘Shtoj i Ri’, ky shtetas është kapur në flagrancë me mjetin tip Fiat, i cili po transportonte 5 shtetas të huaj të vëndeve të treta, Bangladeshi, drejt Malit të Zi, me destinacion final vendet e BE-së. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BERAT- Policia e Beratit ka arrestuar inxhinerin e pyjeve, Karafil Bregu. Mësohet se 31-vjeçari është arrestuar për vdekjen e punëtorit të bashkisë, Shkë...
HIMARË- Policia e Himarës ka arrestuar shoferin 49-vjeçar me iniciale A.Xh, pasi ditën e djeshme përplasi me makinën e tij tip “Toyota” një 7-vje&cc...
KURBIN– Katër persona janë vënë në pranga nga Policia e Kurbimit pasi akuzohen për kultivim kanabisi. Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Kurbinit, në kuadër t...
KRUJË– Policia e Krujës ka proceduar penalisht dhe po heton një pronar lokali, banues në Fushë Krujë, pasi edhe pse ishte ndëshkuar 3 herë me gjobë ...
TIRANË– Një sasi prej 42 mijë paund (monedha britanike), janë sekuestruar në aeroportin e Rinasit, nga pika Doganore. Parë iu janë gjetur dy grave, d...