Aktualitet

“E ka patur shoqe, e mbajti me të ngrënë e me të pirë”/ Si e justifikoi avokati Margerita Gjonin, 31-vjeçaren që rrah

28 Gusht 2020, 10:10 Nga DOSJA
“E ka patur shoqe, e mbajti me të ngrënë e me të

SHKODËR– Besmir Kolci, avokati i Margerita Gjonit, 31-vjeçares që u lirua sot, edhe pse dhunoi e kanosi të renë me të cilën e tradhëtoi i shoqi, e ka justifikuar në Gjykatë.

Përpara trupit gjykues, Kolci është shprehur se Gjoni ka ushtruar dhunë sepse ka qenë e tronditur. Ai ka shtuar se klientja e tij me të dhunuarën kanë qenë shoqe dhe kjo ka qenë pjesa që e ka tronditur më shumë.

“E ka patur shoqe, e mbajti me të ngrënë e me të pirë. Është tronditur nga ky fakt dhe e ka dhunuar,”- mësohet se është shprehur Kolci.

Margerita Gjoni, u la në masën ‘arrest shtëpie’ nga Gjykata e Shkodrës. 31-vjeçarja ka lënë sot qelinë, tre ditë pasi u vu në pranga. GJatë seancës, ajo shprehu pendesë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lirohet margerita gjoni margerita gjoni lirohet margerita gjoni margerita gjoni

Sondazh

Poll