Aktualitet

Vdekja e punëtorit të Bashkisë në Berat, arrestohet inxhinieri i pyjeve (EMRAT)

28 Gusht 2020, 10:01 Nga DOSJA
Vdekja e punëtorit të Bashkisë në Berat, arrestohet

BERAT- Policia e Beratit ka arrestuar inxhinerin e pyjeve, Karafil Bregu. Mësohet se 31-vjeçari është arrestuar për vdekjen e punëtorit të bashkisë, Shkëlqim Metkaj, pasi akuzohet për veprën penale  “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. 

Njoftimi i Policisë:

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.B, 31 vjeç, banues në lagjen Uznovë, Berat, me detyrë Inxhinier pyjesh. Arrestimi i tij u bë pasi nuk ka marrë masat e mbrojtjes në punë për puntorët si dhe nuk ka qënë prezent gjatë punës ku u rrëzua punonjësi i Drejtorisë së Bujqësisë pranë Bashkisë Berat, i cili ndërrojë jetë. Materialet u referuan  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal.

Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme në Berat, ku punëtori i bashkisë, Shkëlqim Metkaj, 46 vjeç, humbi jetën pasi po priste një lis. Metkaj ra në bregun e Osumit, nga një lartësi e konsiderueshme. Skena e rëndë u pa nga kalimtarë të shumtë që ndodheshin në vendin e ngjarjes.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet karafil bregu. shkëlqim metkaj vdes punonjesi i bashkise berat karafil bregu. shkëlqim metkaj vdes punonjesi i bashkise berat

Sondazh

Poll