Aktualitet

Sherr mes çiftit shqiptar, gruaja merr briskun dhe pret të shoqin në trup, burri përfundon në spital

28 Gusht 2020, 09:48 Nga DOSJA
Sherr mes çiftit shqiptar, gruaja merr briskun dhe pret të shoqin

KOSOVË– Një grua shqiptare ka plagosur me brisk bashkëshortin e saj. Ngjarja ka ndodhur në Podujevë, Lupq i Poshtëm, në banesën ku çifti jetonte prej vitesh. Pas një sherri mes tyre, rreth orës 22:35, gruaja, identiteti i të cilës nuk bëhet me dije, ka marrë briskun dhe ka prerë të shoqin.

Ajo i ka shkaktuar lëndime të mëdha në trup burrit, i cili ka përfunduar në spital, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gruaja është vënë në pranga dhe pas sqarimit të situatës, është liruar.

Njoftimi i policisë

Fsh. Lupq i Poshtëm, Podujevë 26.08.2020-22:35. Lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila me një mjet të mprehtë (brisk) në disa pjesë të trupit e kishte goditë viktimën mashkull kosovar të cilit i kishte shkaktuar lëndime trupore. E dyshuara pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gruaja qellon burrin podujeve gruaja qellon burrin podujeve

Sondazh

Poll