Aktualitet

3 herë gjobë nga 1 milion lekë! Ndëshkohen 2 pronarët e lokaleve në Krujë që nuk ndalën dasmat në kohë pandemie, u mb

28 Gusht 2020, 09:10 Nga DOSJA
3 herë gjobë nga 1 milion lekë! Ndëshkohen 2 pronarët e

KRUJË– Policia e Krujës ka proceduar penalisht dhe po heton një pronar lokali, banues në Fushë Krujë, pasi edhe pse  ishte ndëshkuar 3 herë me gjobë me nga 1.000.000 lekë si dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore,  përsëri është konstatuar duke organizuar ceremoni martesore në lokalin e tij. nga shërbimet e Policisë duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ.

Kështu, është vënë në hetim, personi me inicalet B.M., 32 vjeç. Ndërsa një tjetër lokal, në pronësi të shtetasit L.C u konstatua që po zhvillonte sërish ceremoni martesore dhe është ndëshkuar për të tretën herë me 1 milionë lekë gjobë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, proceduan penalisht shtetasin B.M., 32 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ky shtetas si administrator i një subjekti në Fushë Krujë, i cili ishte ndëshkuar 3 herë me masë administrative me nga 1.000.000 lekë si dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, u konstatua përsëri nga shërbimet e Policisë duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, evidentuan në Fushë Krujë, subjektin në pronësi të shtetasit L.C, i cili u konstatua duke ushtruar aktivitet në mënyrë me Aktin Normativ. Për këtë subjekt, është vendosur për të 3-tën herë, masë administrative 1.000.000 lekë. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dasma ne kohe koronavirusi policia e krujes dasma ne kohe koronavirusi policia e krujes

Sondazh

Poll