Aktualitet

Sekuestrohen 42 mijë paund në Rinas/ Dy gra nga Anglia po i kalonin në doganë, policia: Gjatë gushtit është bërë “

28 Gusht 2020, 09:03 Nga DOSJA
Sekuestrohen 42 mijë paund në Rinas/ Dy gra nga Anglia po i kalonin

TIRANË– Një sasi prej 42 mijë paund (monedha britanike), janë sekuestruar në aeroportin e Rinasit, nga pika Doganore. Parë iu janë gjetur dy grave, dhe ishin të ndara në dy pjesë. Konkretisht, E.K., ka patur 10 mijë paund ndërsa L.S., ka patur 31.850 paund. Sipas njoftimit të policisë Kufitare, gjatë muajit gusht, strukturat kanë arritur të sekuestrojnë disa herë para të padeklaruara që kanë patur si vend origjine Anglinë.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Dogana sekuestron afro 42 mijë paund te padeklaruara në Rinas

Strukturat Doganore gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me punonjësit e Policisë Kufitare, sekuestruan një shumë prej 41.850 Paund Cash, të cilat ishin të padeklaruara në Degën Doganore të Rinasit.

Sipas raportimit të struktuarave doganore, gjatë kontrollit të pasagjerëve që vinin nga Britania e Madhe, kostatuan se shtetaset me inicialet E.K dhe L.S kishin të padeklaruara një sasi përkatësisht prej 10.000 paund dhe 31.850 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga ana strukturave u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë” parashikuar nga neni 179.a i K.Penal.

Vetëm gjatë këtij muaji strukturat doganore, në të njëjtën linjë udhëtimi kanë kapur disa herë sasi valute cash të padeklaruar.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sekustrohen 42 mije paund ne rinas sekustrohen 42 mije paund ne rinas

Sondazh

Poll