Aktualitet

EMRI/ Arrestohet ‘tmerri’ i dyqaneve shtëpive dhe kishave në Korçë, 33-vjeçari ishte në monitorim, u kap brenda një b

28 Gusht 2020, 08:52 Nga DOSJA
EMRI/ Arrestohet ‘tmerri’ i dyqaneve shtëpive dhe kishave

KORÇË– Një 33-vjeçar është vënë në pranga pasi ishte kthyer në ‘tmerrin’ e dyaneve, kishave dhe banesave në qytetin e Korçës. Sipas njoftimit yrtar, i arrestuari Erjon Berberi, është kapur në një banesë, ku po kryente grabitjen e radhës. Pas denoncimeve të shumta, ai ishte vënë në monitorim nga Policia e Korçës, dhe në momentin që është futur në banesën e  shtetasit V. T., në lagjen nr. 1 të Korçës. 

Pamjet filmike të kësaj shtëpie, dhe provat e grumbulluara, dokumentuan edhe 16 vjedhje të tjera, ngjarje të ndodhura tre muajt e fundit në Korçë, ku janë vjedhur piktura me vlerë, sasi lekësh, orendi e pajisje shtëpiake. Në të gjitha videot shihej Berberi që kryente vjedhjet. 

Konkretisht ai akuzohet se:

– Në lagjen nr. 3, ka vjedhur banesën e shtetases V. M.

– Në lagjen nr. 10, ka vjedhur banesën e shtetasit J. Ç.

– Në lagjen nr. 12, ka tentuar të vjedhë 4 banesa; ka vjedhur banesën e shtetasit M. K., dhe dyqanin e shtetasit K. B.

– Në lagjen nr. 17, ka vjedhur lokalin e shtetasit A. Xh.

– Në lagjen nr. 18, ka vjedhur lokalin e shtetasit Sh. G., banesën e shtetasve L. G; Ll. P; dhe A. Ç; ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit Dh. G; dhe ka vjedhur dyqanin e shtetasit I. C.

– Në lagjen nr. 1, ka tentuar të vidhet një objekt kulti.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u sekuestruan piktura me vlerë dhe sende të tjera të vjedhura. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Vjedhja, e kryer më shumë se një herë”.

Njoftimi i policisë Korçë. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Pikturat”. Operacioni i zhvilluar, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së banesave dhe bizneseve. Arrestohet në flagrancë një 33-vjeçar, si autor i dyshuar i 17 vjedhjeve të ndodhura në qytet. Sekuestrohen piktura me vlerë dhe sende të tjera të vjedhura. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e disa vjedhjeve të ndodhura tre muajt e fundit në qytetin e Korçës, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, në bazë edhe të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pikturat”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

• E. B., 33 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për vjedhje).

Shtetasi i mësipërm, ka qenë nën ndjekjen dhe monitorimin e Policisë kur u kap në flagrancë në lagjen nr. 1, duke vjedhur në banesën e shtetasit V. T.. Nga veprimet e mëtejshme hetimore të kryera, kqyrja e pamjeve filmike dhe provave të grumbulluara, u dokumentuan edhe 16 vjedhje të tjera, ngjarje të ndodhura tre muajt e fundit në Korçë, ku janë vjedhur piktura me vlerë, sasi lekësh, orendi e pajisje shtëpiake, autor i të cilave dyshohet të jetë shtetasi E. B., konkretisht:

– Në lagjen nr. 3, është vjedhur banesa e shtetases V. M.

– Në lagjen nr. 10, është vjedhur banesa e shtetasit J. Ç.

– Në lagjen nr. 12, janë tentuar të vidhen 4 banesa; është vjedhur banesa e shtetasit M. K., dhe dyqani i shtetasit K. B.

– Në lagjen nr. 17, është vjedhur lokali i shtetasit A. Xh.

– Në lagjen nr. 18, është vjedhur lokali i shtetasit Sh. G., banesa e shtetasve L. G; Ll. P; dhe A. Ç; është tentuar të vidhet banesa e shtetasit Dh. G; dhe është vjedhur dyqani i shtetasit I. C.

– Në lagjen nr. 1, është tentuar të vidhet një objekt kulti. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan piktura me vlerë dhe sende të tjera të vjedhura. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Vjedhja, e kryer më shumë se një herë”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet grabitesi ne korce erjon berberi korce arrestohet grabitesi ne korce erjon berberi korce

Sondazh

Poll