Aktualitet

ME FOTO/ Ky është 33-vjeçari Mehmet Muça që ndihmoi dhëndrin e Qazim Sejdinit për vrasjen e Florian Lamçes

28 Gusht 2020, 07:37 Nga DOSJA
ME FOTO/ Ky është 33-vjeçari Mehmet Muça që ndihmoi

ELBASAN- Del fotoja e 33-vjeçarit Mehmet Muça, i cili u arrestua mëngjesin e sotëm për vrasjen e Florian Lamçes në Elbasan. Muça njihet nga të gjithë si shoku i Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të Qazim Sejdinit.

Ai bashkë me Amadues Lamçen (të arrestuarin tjetër) kanë qenë të pranishëm në lokalin ku u vra Florian Lamçja. Menjëherë pas ngjarjes Muça bashkë me Amadeus Lamçen ndihmuan autorët, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari, pasi larguan nga vendngjarja armët.

Shkon në 4 numri i të arrestuarve për vrasjen e Florian Lamçes. Tashmë në qeli janë Mehmet Muça, Amadeus Lamçja, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari. Vrasja e Florian Lamçes ndodhi mëngjesin e datës 30 korrik, në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan. Nën avujt e alkoolit, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari qëlluan me mjete të forta Florian Lamçen, duke i marrë jetën. Para sherrit, pati edhe të shtëna me armë zjarri.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet florian lamçja mehmet muça florian lamçja mehmet muça

Sondazh

Poll