Aktualitet

U tërhiqte pensionet qytetarëve dhe nuk ua dërgonte, arrestohet ish-punonjësi i Postës në Gjirokastër

28 Gusht 2020, 07:17 Nga DOSJA
U tërhiqte pensionet qytetarëve dhe nuk ua dërgonte, arrestohet

GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka arrestuar 48-vjeçarin me iniciale J.D, pasi akuzohet se ka vjedhur nëpërmjet shpërdorimit të detyrës. Uniformat blu bëjnë me dije se 48-vjeçari, ish-punonjës poste u tërhiqte pensionet qytetarëve dhe nuk u jepte atyre.

Njoftimi i Policisë:

Kapet dhe ndalohet 48-vjeçari (ish punonjës i Postës) i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në D.V.P Gjirokastër mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit J. D., 48 vjeç, banues në Lunxhëri, Gjirokastër.

Ndalimi i këtij shtetasi u krye pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër me shkresë të datës 05.10.2018, ka dërguar Urdhërin për Ekzekutimin e Vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale ” Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Kronologjia e ngjarjes: Shtetasi i mësipërm ka qënë punonjës i Postës Shqiptare, duke shpërdoruar pozicionin e punës ka tërhequr pensione të qytetarëve të ndryshëm dhe nuk e ka kryer shpërndarjen e shumës së parave tek personat përkatës.

Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasit J. D. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 48-vjeçari në gjirokastër arrestohet 48-vjeçari në gjirokastër

Sondazh

Poll