Aktualitet

Ekzekutimi i Florian Lamçes/ Zbulohet roli i dy shokëve të dhëndrit të Qazim Sejdinit, çfarë larguan nga vendgjarja

28 Gusht 2020, 07:07 Nga DOSJA
Ekzekutimi i Florian Lamçes/ Zbulohet roli i dy shokëve të

Elbasan- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Florian Lamçes në Elbasan. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dy të arrestuarit e tjerë, Mehmet Muça dhe Amadeus Lamçja janë shokë të njërit prej autorëve, Sokol Sanxhaktari. Të njëjtat burime bëjnë me dije para se të ndodhte vrasja në vendgjarje ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka gjetur edhe tre predha në lokalin ku ndodhi vrasja.

Por menjëherë pas vrasjes, Mehmet Muça dhe Amadeus Lamçja kanë ndihmuar autorët. Ata kanë larguar nga vendngjarja, armët e dy autorëve, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari.

Vrasja e Florian Lamçes ndodhi mëngjesin e datës 30 korrik, në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan. Nën avujt e alkoolit, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari qëlluan me mjete të forta Florian Lamçen, duke i marrë jetën. Të tre ishin miq me njëri-tjetrin dhe pas një sherri e goditën me sende të forta në kokë Lamçen, e më pas e zhveshën. I riu humbi menjëherë jetën. Hajdari dhe Sanxhaktari ndodhet në qeli dhe gjykata për ta ka dhënë masën e sigursë arrest me burg.  Sanxhaktari është dhëndri i ish-kryebashkiakut, Qazim Sejdini dhe ka shpëtuar disa herë nga drejtësia. Ai ka pranuar autorësinë e krimit, por ka thënë se nuk e mban mend motivin pasi ka qenë i dehur.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet amadues lamçja ekzekutohet florian lamçja mehmet muça amadues lamçja ekzekutohet florian lamçja mehmet muça

Sondazh

Poll