Aktualitet

Universitetet/ Viti i ri akademik nis në nëntor, rektori Hoxha: Orët mësimore do të jenë të shkurtra

28 Gusht 2020, 06:38 Nga DOSJA
Universitetet/ Viti i ri akademik nis në nëntor, rektori Hoxha:

TIRANË– Në muajin nëntor priten të hapen edhe universitetet. Artan Hoxha rektori i Universitetit të Tiranës në një intervistë për News 24 ka deklaruar se orët mësimore do të jenë më të shkurta, sidomos ato të leksioneve. Ai sqaroi më tej se do të ketë mësim me turne si dhe mund të ketë edhe mësim online.

“Po përgatitemi me situatën që është sot. Nëse situata ndryshon, do të ketë ndryshime edhe në mënyrën e mësimdhënies. Do ketë koordinim të mësimit në salla dhe atij online, por këtë do na e tregojë ecuria e sëmundjes. Gjithsesi, secila nga format që do të zhvillohet, për ne duhet të garantojë që të ketë sa më pak përhapje të virusit. Ne kemi mësim paradite dhe pasdite. Ajo që do të kërkohet është që oraret e mësimit të jenë më të shkurtra, sidomos të leksioneve. Të kërkohet përfshirja e më shumë pedagogëve në procesin mësimor, do përdorim të gjitha sallat që kemi. Aktualisht, ne kemi një protokoll të ri të Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Shëndetësisë. Nëse do të kemi një të ri, sigurisht që do ta zbatojmë”, deklaroi Hoxha.

Muaji tetor, periudhë kur duhej të niste viti i ri akademik, është rezervuar për dhënien e provimeve të vitit të shkuar akademik, ndërsa në muajin nëntor pritet të nisë procesi mësimor për studentët e rinj.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha hapja e shkollave artan hoxha hapja e shkollave

Sondazh

Poll