Aktualitet

Penguan zbardhjen e vrasjes së Florian Lamçes, arrestohen 2 shokët e dhëndrit të Qazim Sejdinit, panë gjithë skenën dhe

28 Gusht 2020, 06:34 Nga DOSJA
Penguan zbardhjen e vrasjes së Florian Lamçes, arrestohen 2

ELBASAN- Shkon në 4 numri i të arrestuarve për vrasjen e Florian Lamçes në Elbasan. Policia njofton se janë arrestuar Mehmet Muça dhe Amadeus Lamçja, pasi akuzohen për moskallëzim të krimit dhe për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Për dy të arrestuarit, Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ndërkohë, burime për Dosja.al bëjnë me dije se Mehmet Muça dhe Amadeus Lamçja janë shokë të njërit prej autorëve, Sokol Sanxhaktarit. Këta dy persona kanë qenë të pranishëm momentin e vrasjes së Florian Lamçes, ku ka pasur të shtëna me armë zjarri. Menjëherë pas ngjarjes Mehmet Muça dhe Amadeus Lamçja  kanë larguar nga vendngjarja armët e dy autorëve, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari. Para oficerëve të policisë Amadeus Lamçja ka deklaruar se nuk ka qenë në vendngjarje, por hetimet treguan të kundërtën.

Vrasja e Florian Lamçes ndodhi mëngjesin e datës 30 korrik, në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan. Nën avujt e alkoolit, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari qëlluan me mjete të forta Florian Lamçen, duke i marrë jetën. Të tre ishin miq me njëri-tjetrin dhe pas një sherri e goditën me sende të forta në kokë Lamçen, e më pas e zhveshën. I riu humbi menjëherë jetën. Hajdari dhe Sanxhaktari ndodhen në qeli dhe gjykata për ta ka dhënë masën e sigursë arrest me burg.  Sanxhaktari është dhëndri i ish-kryebashkiakut, Qazim Sejdini dhe ka shpëtuar disa herë nga drejtësia. Ai ka pranuar autorësinë e krimit, por ka thënë se nuk e mban mend motivin pasi ka qenë i dehur.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet amadues lamçja ekzekutohet florian lamçe mehmet muça amadues lamçja ekzekutohet florian lamçe mehmet muça

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Gusht 2020, 19:27

TIRANË- Fjalimi i kryeministrit grek Kiriakos Mitsotakis në Parlament se Greqia do të rritet dhe ashtu siç do të marrë 12 milje nga Egjipti dhe Ital...