Aktualitet

Po sharronte degën e pemës, ja momenti tragjik kur punëtori bie dhe gjen vdekjen

27 Gusht 2020, 20:37 Nga DOSJA
Po sharronte degën e pemës, ja momenti tragjik kur punëtori bie

BERAT-Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e sotme në Berat, ku punëtori i bashkisë, Shkëlqim Metkaj, 46 vjeç, humbi jetën pasi po priste një lis. “Dosja.al” ka siguruar pamjet, kur Metkaj bie nga lartësia, pasi pret degën e lisit me sharrë elektrike.

Metkaj ra në bregun e Osumit, nga një lartësi e konsiderueshme. Për shkak të dëmeve të rënda të shkaktuara nga rënia, 47-vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme. Skena e rëndë u pa nga kalimtarë të shumtë që ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Dyshohet se Metkaj pasi preu degën e lisit,ka humbur kontrollin teksa po vinte këmbën në shkallën elektrike për të zbritur. Gjatë rënies, sharra i ka shpëtuar nga duart, duke rrezikuar kalimtarët dhe makinat. Ndërkohë punëtorët e bashkisë kishin që prej mëngjesit të sotëm që punonin për prerjen e lisit. Ky i fundit ishte anuar dhe përbënte rrezik për kalimtarët.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vdes punonjesi i bashkise berat vdes punonjesi i bashkise berat

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Gusht 2020, 19:27

TIRANË- Fjalimi i kryeministrit grek Kiriakos Mitsotakis në Parlament se Greqia do të rritet dhe ashtu siç do të marrë 12 milje nga Egjipti dhe Ital...