Aktualitet

Rokadë në Doganat e vendit, lëvizje nga Kakavija deri në Bllatë, dalin EMRAT e shefave të rinj

27 Gusht 2020, 19:13 Nga DOSJA
Rokadë në Doganat e vendit, lëvizje nga Kakavija deri në

TIRANË– Rokadë në Doganat e vendit. Dosja.al ka mësuar emrat e të drejtorëve të rinj, të cilët janë emëruar në disa prej doganave të vendit.

Në doganën e Tiranës është shkarkuar drejtori Skerdi Rama dhe në vend të tij është emëruar, Julian Mehja. Në Kakavijë është larguar nga detyra Julian Çollaku, dhe në vendin e tij është vendosur Rubin Shehu.

Në pikën kufitare të Kapshticës është vendosur në postin e drejtuesit, Rubin Shehu, ndërsa në Rinas, Artan Biçpremti. Lëvizje ka pasur edhe në pikat kufitare në veri të vendit, pasi në Shëngjin është caktuar Artan Sulejmani, ndërsa në doganën e Bllatës, Bardhyl Dervishi.

Ende nuk dihet se përse kanë nisur lëvizjet në doganat e vendit dhe cili ka qënë arsyeja e shkarkimit të drejtorëve të vjetër. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet levizjet ne dogana levizjet ne dogana

Sondazh

Poll