Aktualitet

Babë e bijë u mbytën dje në Durrës, ambulanca u vonua për t’i dhënë ndihmën e parë, në plazh mungojnë vrojtuesit

27 Gusht 2020, 18:54 Nga DOSJA
Babë e bijë u mbytën dje në Durrës, ambulanca u vonua

DURRËS -Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë të ditës së djeshme, ku baba e bijë u mbytën në Durrës. Në plazhin e Rrushkullit, ku ndodhi edhe tragjedia, mungon infrastrukura, por edhe roja bregdetare.

Mësohet se po ashtu ambulanca ka vonuar për t’i dhënë ndihmën e parë 44-vjeçarit dhe vajzës së tij 9 vjeç, të cilët dolën pa ndjenja nga uji.

Ditën e djeshme në Durrës humbën jetën tragjikisht 44-vjeçari Dh.B. dhe vajza e tij 9 vjeç me inciale M.B. Pasi pas që vajza po mbytej, babai u fut në det për ta shpëtuar por humbi jetën mes dallgëve. E mitura u dërgua me urgjencë në spitalin e Durrësit, por humbi jetën pak minuta më vonë.

Gjatë muajve të verës në plazhet shqiptare kanë humbur jetën mbi 10 persona. Një nga problematikat më të mëdha të sezonit veror ka qenë mungesa e rojeve bregdetare.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbyten babe e bije ne durres mbytet 44-vjeçari ne durres mbyten babe e bije ne durres mbytet 44-vjeçari ne durres

Sondazh

Poll