U masakrua me plumba para syve të gruas dhe foshnjës në Londër, flet i dyshuari për vrasjen e Flamur Beqirit, ‘zbërthehe
27 Gusht 2020, 18:38Nga DOSJA
BRITANI E MADHE- I akuzuari kryesor për vrasjen e 36-vjeçarit me origjinë shqiptare, Flamur Beqiri, Anis Fouad Hemissi ka mohuar faktin që ekzekutimi ka qënë i organizuar. Gjatë seancës së sotme gjyqësore, ai ka mohuar akuzat për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, duke u shprehur se nuk e ka vrarë ai shqiptarin.
Hemissi u arrestua në Aeroportin e Kopenhagës më 20 janar, pasi ndaj tij lëshuar një urdhër-arresti evropian nga Scotland Yard dhe më pas kthye në Mbretërinë e Bashkuar. Mendohet se 23-vjeçari u rikthye në Britaninë e Madhe vetëm 4 ditë para ekzekutimit të Beqirit, dhe se ishte rikthyer nga Kopenhageni vetëm me qëllim, eliminimin e 36-vjeçarit.
Megjithatë edhe pse Hemissi me profesion ish-kick-bokser është i dyshuari kryesor, ende vazhdojnë hetimet lidhur me “porositësin” e vrasjes. Togat e zeza do të marrin vendimin përfundimtar për vrasjen e shqiptarit më 12 korrik të vitit 2021.
Flamur Beqiri u vra ditën e Krishtlindjes në pragun e vilës së tij 1.5 milionë euroshe në Londër. Disa personaqëlluan shqiptarin për vdekje duke e lënë të shtrirë në pragun e vilës, në sy të gruas dhe djalit. Beqiri nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë. Ai njihej si një producent muzikor, por ishte proceduar në vitin 2008 për futjen e një sasie kokaine me vlerë 2 milionë dollarë në Skandinavi.
Shqiptari i njohur gjithashtu si ‘Alex’ ishte larguar nga Suedia 5 vite më parë pasi ishte kërcënuar me jetë. Ai u zhvendos në Britani dhe pas martesës bleu një shtëpi në një nga zonat më të mira të Londrës, vetëm 8 minuta larg shkollës ku shkon edhe djali i princit William dhe dukeshës Kate, princi George.
TIRANË– Policia Rrugore vijon sërish me kontrollet me radar, dron dhe drager për të evidentuar të gjitha shkeljet që mund të bëhen nga drejtuesit e mjeteve...
TIRANË -Ministrja e Arsimit, Besa Shahini në një komunikim online i ka dhënë përgjigje disa shqetësimeve të qytetarëve në lidhje me mbarëvajtjen e vitit sh...
TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka dhënë lajmin më të fundit lidhur me teknologjinë. Ai ka postuar një foto nga telefoni i tij, e cila tre...
MALLAKASTËR– Sërish zjarre në Shqipëri. Pasditen e sotme një vatër e re është aktivizuar në pyllin me pisha të fshatrave Vlosh të Roskovecit dhe në Drenie ...
TIRANË– Shërbimi Meterologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për ditët në vazhdim bë vendin tonë. Sipas SHMU-së, gjatë ditëve në vazhdim në ve...
BERAT-Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Berat, ku humbi jetën një punëtor i Drejtorisë së Bujqësisë, në bashki. Mësohet se 46-vje&cce...
ELBASAN– Pesë persona janë infektuar nga pandemia e koronavirusit në Librazhd, mes tyre edhe personel mjekësor.Mësohet se të prekurit nga pandemia ushtroj...
KAVAJË– Ish-depot e kripores në fshatin Karpën të qytetit të Kavajës janë përfshirë nga flakët pasditen e sotme.Depot, të cilat kanë qënë funksionale...
KROACI– Komisioni për Vendosjen e Konflikteve të Interesit në Kroaci po kërkon shpjegime nga zyra e Presidencës në vendin e tyre, për udhëtimin e Zoran Milanovi...