Aktualitet

Policia rrugore në aksion! Kontrolle nga të gjitha anët me DRON dhe RADARË. Vendos 252 gjoba, pranga 2 shoferëve, po i jepn

27 Gusht 2020, 17:38 Nga DOSJA
Policia rrugore në aksion! Kontrolle nga të gjitha anët me DRON

TIRANË– Policia Rrugore vijon sërish me kontrollet me radar, dron dhe drager për të evidentuar të gjitha shkeljet që mund të bëhen nga drejtuesit e mjeteve.

Ditën e sotme, Policia ka vendosur 237 gjoba për parakalime të gabuara dhe 15 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore. Ndërkohë 11 leje drejtimi janë pezulluar dhe 2 shoferë janë prangosur pasi po drejtonin makinën në gjendje të dehur.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria e Policisë Rrugore, 27 gusht 2020

Vijojnë në të gjithë vendin nga Policia Rrugore kontrollet me radar, drager e dronë për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë gjithë ditë së sotme kanë vijuar  kontrollet në të gjitha akset rrugore ku janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, shpejtësi që varionin nga 70 deri në 80 km/h, mbi normën e lejuar?

Si rezultat i kontrolleve me Radar prej mëngjesit të sotëm deri në orën 19:00, janë tërhequr 38 leje drejtimi për shpejtësi mbi normën e lejuar.

Janë vendosur 237 masa administrative për parakalime të gabuara dhe 15 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore dhe manovra të rrezikshme në rrugë

4 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj;

94 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit;

123 për përdorim të celularit;

90 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse.

Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 11 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Janë arrestuar në kushtet e flagrancës për drejtim mjeti në gjendje të dehur dy drejtues mjetesh, si dhe dy të tjerë për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor me qëllim që destinacioni të jetë i sigurt.

#zbatorregullatudhëtoisigurt

#RespektoKufizimeteShpejtësisëmos

#MosPërdorgjatë drejtimit të

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia rrugore policia rrugore

Sondazh

Poll