Aktualitet

Pikëpyetjet për vitin e ri shkollor, Shahini tregon sesi do të veprohet nëse një nxënës del me COVID-19

27 Gusht 2020, 17:22 Nga DOSJA
Pikëpyetjet për vitin e ri shkollor, Shahini tregon sesi do të

TIRANË -Ministrja e Arsimit, Besa Shahini në një komunikim online i ka dhënë përgjigje disa shqetësimeve të qytetarëve në lidhje me mbarëvajtjen e vitit shkollor. Një nga pyetjet e përzgjedhur nga Shahini ishte: Pse po vazhdoni me regjistrimet në “Rtsh Shkolla” kur keni deklaruar që shkollat do të hapen ?

Ministrja është përgjigjur, se Rtsh shkolla do të vijojë të punojë paralelisht, pasi mund të ketë nevojë për mbylljen e një shkolle. Ajo ka shtuar, se “Rtsh Shkolla”, do të transmetojë të njëjtat leksione, që nxnënësit të kenë mundësi që të ndjekin mësimet edhe nga shtëpia, ndërsa bën me dije se po përgatit edhe pltaforma unike për mësimin online.

Rtsh shkolla, përveçse është shndërruar në kanal të posaçëm që i shërben arsimit, është një nga mundësitë tona nëse kemi nevojë që të mbyllim një shkollë specifike, apo nëse kemi një grup nxënësish që nuk mund të shkojnë në shkollë. Rtsh shkolla do i transmetojë të njëjtat leksione në tv, që nxënësi të kenë mundësi të ndjekë mësimet edhe nëse qëndron në shtëpi. Përvec Rtsh shkolla, po përgatitet dhe platforma unike për mësimin online“, tha Shahini.

Më tej ministrja u pyet, për mënyrën sesi do të veprohet, nëse një nxënës del me COVID-19. Shahini ka sqaruar se në një rast të tillë, e gjitha klasa do të karantinohet dhe do të vijojë mësimi në kushte shtëpie.

Tamponimi ndodh për të gjithë grupin. Mbyllet klasa apo shkolla, në rast se klasa ka pasur komunikim më të tjerët  dhe për një periudhë kohore të paracaktuar, grupi i nxënësve që është karantinuar, do të vijojë mësimin në kushte shtëpie. Kjo është arseja pse “Rtsh Shkolla” do punojë paralelisht me të gjithë procesin mësimor“, tha Shahini.

Ndërkohë një tjetër shqetësim lidhej me ngarkesën mësimore të mësuesve. Për këtë problem, Shahini tha se ka një buxhet të shtuar, i cili do të mbulojë çdo nevojë që del gjatë vitit.

Ne kemi planifikuar shtimin e mësuesve sipas nevojave. Nëse sëmuret një mësues apo duhet të mbulohen turne, kemi buxhet të shtuar, për të mbuluar çdo nevojë që del gjatë vitit për të siguruar një mbarëvajtje sa më të mirë të proceseve mësimore“, sqaroi ministrja.

Ministria e Arsimit ka përgatitur 4 skenarë për fillimin e vitit të ri shkollor. Skenari i parë është mësimi me 4 turne për shkollat me shumë nxënës. Skenari i dytë është mësimi i kombinuar një javë në shkollë dhe një javë në shtëpi dhe skenari i tretë është mësimi online, nëse ka një kapërcim të shifrave të COVID-19.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besa shahini nxenes me covid-19 besa shahini nxenes me covid-19

Sondazh

Poll