Aktualitet

Zjarr në një pyll të Roskovecit/ Digjen disa hektarë me pisha, zjarrfikësit në luftë me flakët, në vështirësi prej te

27 Gusht 2020, 16:59 Nga DOSJA
Zjarr në një pyll të Roskovecit/ Digjen disa hektarë me

MALLAKASTËR– Sërish zjarre në Shqipëri. Pasditen e sotme një vatër e re është aktivizuar në pyllin me pisha të fshatrave Vlosh të Roskovecit dhe në Drenie të Mallakastrës. Dy fshatra që janë në kufi me njëra-tjetrën.

Deri më tani zjarri ka djegur shumë hektarë me pisha, ndërkohë që rrezikohet edhe kurora e pyllit.

Sapo kanë marrë sinjalizimin, në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Roskovecit dhe Patosit, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Megjithatë edhe pse në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikësve, ndërhyrja për shuarjen e flakëve është e vështirë, për shkak të terrenit të thyer të zonës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiperia ne flake zjarr ne mallakaster zjarre ne shqiperi shqiperia ne flake zjarr ne mallakaster zjarre ne shqiperi

Sondazh

Poll