ISHP tender 50.5 milion lekë për blerjen e kiteve për COVID-19, ja kriteret mbi të cilët do të vlerësohen ofertat
27 Gusht 2020, 15:56Nga DOSJA
TIRANË -Instituti i Shëndetit Publik ka hapur ditën e djeshme një tender me fond limit 50,515,000.00 Lekë, për blerjen e kiteve për testimet për COVID-19. Sipas njoftimit në Agjencinë e Prokurimit Publik, tenderi do të ketë një afat 1-vjeçar.
Të gjithë pjesëmarrësit, kanë afat deri më 18 shtator që të paraqesin oferatat e tyre.
Objekti i tenderit është: “Blerje kite dhe materiale të tjera për manipulim në biologjinë molekulare për kryerjen e testimeve për Covid-19 ”
Sipas dokumenteve, duke qenë se objekti i prokurimit përbëhet nga disa artikuj, shumatorja e çmimeve për njësi është 37,915( tridhjetë e shtatëmijë e nëntëqind e pesëmbëdhjetë)lekë pa TVSH dhe nuk do të shpallet fituese asnjë kompani, që do të ofrojë më shumë se kaq.
Do të jenë dy kriteret kyç, mbi bazën e të cilëve do të vlerësohen oferta, të cilët janë çmimi më i ulët i ofertës dhe oferta ekonomikisht më e favorshme. Gjithashtu në dokument janë sqaruar edhe arset se përse është zgjedhur një marrëveshje kuadër.
1. Lidhur me prokurimin e këtij objekti, janë të përcaktuara të gjitha kushtet kryesore të marrëveshjes kuadër të tilla si artikujt, specifikimet e sakta teknike, kushtet e rëndësishme lëvrimit si dhe sasitë e pritshme të mallrave të kërkuara të cilat janë të lidhura me situatën e pandemise Covid -19 .
2. Për arsye teknike dhe organizative, lëvrimi nga operatorë të ndryshëm ekonomikë nuk do të ishte i favorshëm, pasi jo vetëm mund të shoqërohej me veshtirësi për mospërputhjen e artikujve që funksionojnë sistematikisht, por shoqërohet edhe me kosto shtesë dhe vonesa të furnizimit, për kryerjen e procedurave të minikonkurimit nga AK, palë e kësaj MK.
Në vend aktualisht janë 4 laboratorë të cilët bëjnë testet e COVID-19. Numri më i lartë i testimeve në 24 orë deri më tani është 932.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë është një ndër institucionet e reja të formuara pas miratimit të reformës në Drejtësi. Pas akomodimit në ndërt...
BERAT– Një 46-vjeçar me iniciale Sh.M., ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga një lartësi e konsiderueshme, në vendin e qujtuar “Ura e Goricës” në Berat...
PEQIN– Dasmat nuk lejohen në kohë pandemie por kjo nuk i ka penguar shqiptarët që të vijojnë me festat, duke dalë kundër shtetit.Pasditen e sotme, në fshatin Pa...
TIRANË -Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 3 viktima nga COVID-19, duke i çuar në 266 humbjet e jetëve. Instituti i Shëndetit Publ...
FUSHË-KRUJË -Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet në kantierin e rindërtimit në Fushë-Krujë. Gjatë vizitës kryeministri ishte shoqëruar nga min...