Aktualitet

Ranë në “rrjetën” e SPAK, arrestohen Drejtori i Tatimeve në Korçë dhe specialisti i regjistrimeve, morën rrys

27 Gusht 2020, 15:50 Nga DOSJA
Ranë në “rrjetën” e SPAK, arrestohen Drejtori i

KORÇË -Policia ka vënë në pranga Drejtorin e Drejtorisë së Tatimeve në Korçë, Thoma Tontonozi 58-vjeç dhe specialistin e regjistrimit, Stjuart Bardhoshi 39 vjeç. Hetimet për Tontonozin dhe Bardhoshin janë kryer nga Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Policinë e Korçës.

Dy të arrestuarit akuzohet se kanë marrë rryshfete nga biznese të ndryshme, për të mos ushtruar kontrolle, duke shmangur kështu detyrimet tatimore. Mbi ta rëndon akuza “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjatë operacionit të koduar “Tatimi”, policia gjeti disa dokumente dhe një sasi parash, që vërtetojnë implikimin e Tontonozit dhe Bardhoshit në këtë veprimtari korruptive. Për këta shtetas, Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”. SPAK ndërkohë po vijon hetimet për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Tatimi”. Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë nën drejtimin e SPAK-ut. Vihen në pranga Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Korçë dhe një specialist i regjistrimit. Operacini në kuadër të procedimit penal të referuar nga Sektori për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, Sektori për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, ka referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në funksion të këtij procedimi nga Sektori për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorit të çështjes, u bë i mundur finalizimi i operacionit policor të koduar “Tatimi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

Th. T., 58 vjeç, banues në Korçë, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Korçë. S. B., 39 vjeç, banues në Korçë, me detyrë specialist i regjistrimit pranë Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Korçë.Për këta shtetas, Gjykata e Posaçme e Shkallës të Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, bazuar në provat e sigurura gjatë hetimit nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë nën drejtimin e Prokurorit të SPAK, ka vendosur masën e sigursë “Arrest në burg” për dy shtetasit e mësipërm.

Hetimet për këtë procedim penal janë kryer nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Korçë, intesivisht për një muaj nën drejtimin e Prokurorit të çështjes dhe gjatë finalizimit të operacionit, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi vlere monetare dhe dokumentacion që vërteton implikimin e dy punonjësve në veprimtari korruptive.

Këta shtetas kundrejt rryshfetit i kanë premtuar disa subjekteve për të mos ushtruar kontroll të thelluar për konstatimin e shkeljeve apo shmangieve të detyrimeve tatimore. Nën drejtimin e SPAK, vijonë hetimet për evidentimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari korruptive.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet drejtori i tatimeve ne korce stjuart bardhoshi thoma tontonozi arrestohet drejtori i tatimeve ne korce stjuart bardhoshi thoma tontonozi

Sondazh

Poll