Aktualitet

Po priste pemën, punëtori i Bashkisë së Beratit bie nga lartësia dhe humb jetën

27 Gusht 2020, 15:29 Nga DOSJA
Po priste pemën, punëtori i Bashkisë së Beratit bie nga

BERAT– Një 46-vjeçar me iniciale Sh.M., ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga një lartësi e konsiderueshme, në vendin e qujtuar “Ura e Goricës” në Berat. Viktima ishte punonjës i Drejtorisë së Bujqësisë në Bashkinë e Beratit.

Ai ndërroi jetë si pasojë e dëmtimeve të rënda që mori pas rrëzimit, teksa po priste një pemë. Ndërkohë grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë

Berat

Informacion paraprak

Rreth orës 16:40 në vendin e quajtur “Ura e Goricës”, është rrëzuar nga lartësia, duke prerë një pemë, punonjësi i Drejtorisë të Bujqësisë pranë Bashkisë Berat, shtetasi Sh.M, 46 vjeç, banues në fshatin Kamçisht, Berat, i cili ndërroi jetë nga dëmtimet e mara.

Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale në vendngjarje.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vdes punonjesi i bashkise berat vdes punonjesi i bashkise berat

Sondazh

Poll