Aktualitet

Sfidë shtetit dhe virusit/ Po bënin dasmë, biznesmeni në Peqin si harron traditat, nxjerr armën nga brezi dhe qëllon në a

27 Gusht 2020, 14:44 Nga DOSJA
Sfidë shtetit dhe virusit/ Po bënin dasmë, biznesmeni në

PEQIN– Dasmat nuk lejohen në kohë pandemie por kjo nuk i ka penguar shqiptarët që të vijojnë me festat, duke dalë kundër shtetit.

Pasditen e sotme, në fshatin Pajovë të Peqin, një biznesmen ka qëlluar me armë zjarri në ajër gjatë një dasme, duke ndjekur traditat shqiptare.

Burime të Dosja.al bëjnë me dije se të shtënat me armë janë regjistruar në një lokal buzë rrugës Elbasan- Peqin. Nuk dihet ende identiteti i personit, i cili ka qëlluar, por paraprakisht raportohet se bëhet fjalë për një biznesmen të zonës. 

Ndërkohë Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku po kryen veprime të mëtejshme për zbardhjen e ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet te shtena ne peqin te shtena ne peqin

Sondazh

Poll