Sulmi te “Voloreka”, “Lili i Rushkës” kërcënoi me jetë pronarin e hotelit për të mbyllur gojën, f
27 Gusht 2020, 14:28Nga DOSJA
POGRADEC-Ilir Berberi, i cili konsiderohet si “i forti” i Pogradecit, është një nga të akuzuarit kryesorë për dy sulmet me armë në hotel “Voloreka”, më 1 dhe 8 gusht. Ilir Berberi, i njohur ndryshe si “Lili i Rushkës”, së bashku me Meard Berberin dhe “Koron”, dyshohet se kanë organizuar sulmet me armë.
Berberi ndërkohë është marrë i pandehur dhe shpallur në kërkim që më 11 gusht të 2020-ës, nën akuzën e kanosjes ndaj biznesmenit, Jetimir Muçllari, “Kundërshtimit të forcave të policisë” dhe “Kundërshtim të punonjësit që kryen detyrë shtetërore”.
Sipas gazetarit të “Report Tv”, Elton Qyno, Berberi në shkurt të 2020-ës, në Gjykatën e Pogradecit, së bashku me djalin e tij, Fierdeus Berberi, Meard Berberin dhe Xhuljano Topuzin, këecënuar me jetë Jetmir Muçllarin, i cili do të dëshmonte në një porces gjyqësor kundër Mariglen Topuzit, i cili akuzohej për djegie makine. Këta persona e kanë kërcënuar Muçllarin se do ta vrsinin atë dhe djalin e tij, nëse do të dëshmonte kundër Mariglen Topuzit.
Ndërkohë Ilir Berberi gjatë kësaj kohe qëndronte i fshehur në një çadër ngjyrë rozë në pyll, me bashkëshorten e tij dhe vajzën 3 vjeçe. Ai u arrestua në vendin e quajtur “Bregu i Muçit”, mbi fshatin Vërdovë në Pogradec, ku kishte ngritur edhe çadrën në një zonë të pyllëzuar.
Brenda çadrës, policia ka gjetur Berberi teksa flinte në një dyshek dhe së bashku me të ndodhej Blerina Poçe dhe vajza e tyre e mitur. Gjatë kontrolleve policia ka gjetur një qese plastike me 58 fishek, si dhe një pistoletë “CZ9” poshtë dyshekut. Arma kishte një krehër me 7 fishekë, ku njëri prej plumbave ndodhej në fole.
Menjëherë atij i janë vënë prangat dhe është dërguar në komisariatin e Pogradecit. Aktualisht Berberi ndodhet pas hekurave, pasi Gjykata e Pogradecit ka caktuar për të masën e sigurisë “Arrest me burg”. Vendimi është apeluar nga Berberi dhe pritet që Gjykata e Korçës të japë verdiktin në ditët në vijim.
Për 2 sulmet me armë që ndodhën në datat 1 dhe 8 gusht në Pogradec, policia gjithsej ka arrestuar 7 persona të cilët janë: Meard Berberi, Anterio Kaloshi, Ervin Kalaja, Ilir Berberi, Ilir Meçolli, Ardian Xhuti, Elvir Haxhia dhe Mariglen Topuzi. Ilir Berberi së bashku me vëllain e tij, Meard Berberin kanë organizuar atentatet, ndërsa Anterio Kaloshi ka qenë personi që shkrepi armën.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË -Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 3 viktima nga COVID-19, duke i çuar në 266 humbjet e jetëve. Instituti i Shëndetit Publ...
FUSHË-KRUJË -Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet në kantierin e rindërtimit në Fushë-Krujë. Gjatë vizitës kryeministri ishte shoqëruar nga min...
TIRANË– Një 27-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës. Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, në pranga është vënë personi me inicialet ...
TIRANË– Mjeku i njohur, Kita Sallabanda iu ka bërë thirrje qytetarëve që të bëjnë vaksinën e gripit pasi COVID-i mund të bëhet më agresiv në vjeshtë. Ai t...
ELBASAN– Dy efektivë të forcave “Shqiponja” kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Mësohet se efektivët, kishin simptoma prej ditësh, për të cilët Dosja.al r...
TIRANË- Ministria e Arsimit ka dhënë një tjetër njoftim në lidhje me nisjen e vitit të ri shkollor. Në faqen e Facebook, ministria sqaron se do të xhirohen...