Aktualitet

Në përfundim të fazës së parë, Rama publikon pamjet nga kantieri i rindërtimit në Fushë-Krujë

27 Gusht 2020, 13:34 Nga DOSJA
Në përfundim të fazës së parë, Rama publikon

FUSHË-KRUJË -Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet në kantierin e rindërtimit në Fushë-Krujë. Gjatë vizitës kryeministri ishte shoqëruar nga ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj. Ky i fundit i bëri me dije Ramës, se rindërtimi në Fushë-Krujë në fazën e parë do të punësojë 1300-1500 persona, ndërsa me hapjen e komplekseve urbane do të katërfishohet.

Kemi një parashikim sesa do hapi deri në fund. faktikisht janë gati 1300-1500 vende pune në valën e parë, me hapjen e komplekseve urbaneve, do të katërfishohet“, tha Ahmetaj

Inxhinieri i projektit i bëri me dije Ramës se brenda dy javëve mbaron faza e parë, ndërsa janë gati sheshet për ndërtimin e banesave individuale dhe pallateve, nga operatorët e tjerë. Krahas pamjeve të postuara në Facebook, shefi i qeverisë shkruan, se në Fushë-Krujë do të ndërtohen 15 pallate me nga 100 apartamentE, 128 shtëpi infividuale, shkolla, zyra shërbimesh dhe zona të gjelbërta dhe një treg.

 Postimi i plotë

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤

RINDËRTOJMË ? BASHKË

FUSHË KRUJË – Në kantierin e lagjes së re, ku vazhdon papushim puna për ndërtimin e qindra banesave për familjet e mbetura pa shtëpi në natën tragjike të 26 nëntorit.

?15 pallate banimi me 100 apartamente, 128 shtëpi individuale, shkolla, qendra shëndetësore, zyra shërbimesh publike, zona të gjelbërta si edhe një treg modern për produktet e zonës, do të shtrihen në 10 hektarë tokë dhe do të ndryshojnë rrënjësisht cilësinë e jetës së fëmijëve, prindërve, gjyshërve, që së shpejti do të banojnë në lagjen e re?

#KrujaqëDuam
#ShqipëriaqëDuam

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama kantieri i rindertimit ne fushe kruje edi rama kantieri i rindertimit ne fushe kruje

Sondazh

Poll