Aktualitet

Dhunoi fizikisht gruan dhe dy fëmijët, arrestohet 60-vjeçari në Korçë

27 Gusht 2020, 12:09 Nga DOSJA
Dhunoi fizikisht gruan dhe dy fëmijët, arrestohet 60-vjeçari

KORÇË- Policia e Korçës ka arrestuar 60-vjeçarin me iniciale N.Xh, pasi ka dhunuar gruan dhe dy fëmijët. Mbi 60-vjeçarin rëndon akuza “dhunë në familje”.

Njoftimi i Policisë:

Ngjarja është regjistruar në Korçë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet N. Xh., 60 vjeç. Ai dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes M. Xh., ndaj vajzës 19-vjeçare, si edhe ndaj djalit të tij 17-vjeçar, banues në Korçë, për të cilët u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Dhuna në familje”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arretohet 60-vjeçari në korçë dhune ne familje arretohet 60-vjeçari në korçë dhune ne familje

Sondazh

Poll