Aktualitet

Hodhi çantën me hashash sapo pa policinë, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë, bashkëpunëtor i të prangosurve më parë

27 Gusht 2020, 11:45 Nga DOSJA
Hodhi çantën me hashash sapo pa policinë, arrestohet

TIRANË– Një 27-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës. Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, në pranga është vënë personi me inicialet A. B.. Ai është pikasur në një bllok pallatesh, në vijimësi të operacionit “Tuneli”, teksa po ecte me një çantë në dorë. 

Në momentin që ka parë shërbimet e Policisë, ka hedhur në tokë çantën, dhe është larguar me vrap, por gjatë ndjekjes është vënë në pranga nga Policia. Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës që mbante ky shtetas, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale 22 doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Ndërkohë, vijon operacioni për të vënë në pranga edhe bashkëpunëtorët e tjerë. Më herët janë arrestuar 2 të rinj, Igli Pojana dhe Rei Gjoshe, pjesë e të njëjtit grup, të cilët akuzohen se shpërndanin doza kanabisi nëpër Tiranë. Atyre iu sekuestruan 80 doza kababisi, 62.000 lekë dhe 3 aparate celulare.

Njoftimi nga Policia e Tiranës

Vijon kontrolli i imtësishëm i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e personave që merren me shpërndarjen e lëndëve narkotike në brendësi të lagjeve të kryeqytetit. Vijon operacioni policor i koduar “Tuneli”. Në vijim të operacionit kapet dhe vihet në pranga një tjetër shpërndares i lëndeve narkotike. Sekuestrohen 22 doza me cannabis sativa, dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Në vijim të operacionit policor të koduar “Tuneli”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotike, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 2 shtetas, ka vijuar puna me kontrolle të tjera, midis blloqe pallatesh nisur dhe nga shqetesimi i qytetarve, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të operacionit, nga shërbimet e Policisë u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B. 27 vjeç, pasi në zonën e quajtur “Tuneli”, midis blloqe pallatesh, ky shtetas sapo ka pare sherbimet e Policisë, ka hedhur në tokë një çantë të zezë dore, dhe është larguar me vrap, por gjatë ndjekjes është vënë në pranga nga Policia. Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës që mbante ky shtetas, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale 22 doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Vijon puna për evidentimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 27-vjecari ne tirane tirane arrestohet 27-vjecari ne tirane tirane

Sondazh

Poll