Aktualitet

“Duhet të jemi të përgatitur”/ Mjeku Kita Sallabanda thirrje shqiptarëve: Bëni vaksinën e gripit

27 Gusht 2020, 10:55 Nga DOSJA
“Duhet të jemi të përgatitur”/ Mjeku Kita Sallabanda

TIRANË– Mjeku i njohur, Kita Sallabanda iu ka bërë thirrje qytetarëve që të bëjnë  vaksinën e gripit pasi COVID-i mund të bëhet më agresiv në vjeshtë. Ai thekson se duhet të jemi të përgatitur për stinën e vjeshtës, ku do jetë në qarkullim edhe gripi sezonal.

Për fundin e virusit ka disa teori. Një është që nuk do të kemi një valë të dytë, por do të shuhet në mënyrë graduale. Ka dy teori, një që një grup mjekësh që virusi do të kthehet në grip normal, një tjetër është që do të kemi shtim agresiviteti, por unë mendoj se asnjëherë nuk ka për të qenë si në muajin mars-prill. Do të bien temperaturat do të përzihet me gripin normal, ka mundësi të shtohet. Të gjithë duhet të bëjnë vaksinën e gripit për mbrojtje. Do të jemi më të përgatitur. Nëse ka një përhapje masive kjo tregon se shoqëria dhe shteti nuk kanë marrë masat e duhura, kanë pasur 4 muaj kohë për t’u përgatitur”, u shpreh mjeku për Report Tv.

Ndërkohë në Shqipëri rëndohet çdo ditë e më shumë bilanci i COVID-19. Një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shënuar edhe 4 viktima të tjera dhe janë konfirmuar 168 raste të reja. Ndërkohë në total janë shënuar 263 viktima.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kita sallabanda kita sallabanda

Sondazh

Poll