Aktualitet

Infektohen dy efektivë në Elbasan dhe shoferi i drejtorit të Policisë, forcat ‘Shqiponja’ tashmë do të patrullojnë me

27 Gusht 2020, 10:51 Nga DOSJA
Infektohen dy efektivë në Elbasan dhe shoferi i drejtorit të

ELBASAN– Dy efektivë të forcave “Shqiponja” kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Mësohet se efektivët, kishin simptoma prej ditësh, për të cilët Dosja.al raportoi një ditë më parë, se ishin në pritje të përgjigjes së tamponit.

Tashmë ata kanë marrë përgjigjen dhe janë vetëizoluar, ndërkohë që janë në gjendje të mirë shëndetësore. Për të parandaluar përhapjen e virusit Për të parandaluar përhapjen e virusit, tashmë efektivët e forcave “Shqiponja” do të patrullojnë vetëm me motorë.

Gjithashtu, i infektuar me koronavirus ka rezultuar edhe shoferi i drejtorit të Policisë. Një ditë më parë, u raportuan edhe dy efektivë të tjerë të infektuar me Covid-19, në drejtorinë e policisë së Elbasanit.

Që nga fillimi i pandemisë, Elbasani shënon në total 13 humbje jete dhe 149 të infektuar aktivë me Covid-19. Ndërkohë në total në Shqipëri, numri i viktimave ka shkuar në 263 dhe 4031 persona janë të sëmurë aktivë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan koronavirusi ne shqiperi shqiponja elbasan koronavirusi ne shqiperi shqiponja

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Gusht 2020, 08:31

KRUJË- Vijon operacioni anti-kanabis në zonën e Malësisë së Krujës. Mësohet se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, së bashku me efektivë të Policisë së Krujës,...