Aktualitet

Lëvizte me pistoletë nëpër Vlorë, arrestohet 36-vjeçari me rrezikshmëri shoqërore, momentet kur e rrethojnë “Shigjeta

27 Gusht 2020, 10:11 Nga DOSJA
Lëvizte me pistoletë nëpër Vlorë, arrestohet

VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar 36-vjeçarin Indrit Hita. Uniformat blu bëjnë me  dije se 36-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore është arrestuar mbrëmjen e djeshme në lagjen “1 Maji” të qytetit, pasi lëvizte me pistoletë nëpër qytet. Hita e kishte fshehur pistoletën model “Beretta” në çantën e krahut. Mbi 36-vjeçarin rëndon vepra penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armë shpërthyese dhe municionit”.

Ndërkohë Syri Tv ka publikuar edhe pamje nga arrestimi i 36-vjeçarit. Hita ishte në një lokal në momentin që efektivët e “Shigjetave” e arrestuan. Këta të fundit brenda pak sekondave, e futën atë në makinën e bardhë të policisë, tip “Range Rover”.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “FAST”. Operacioni nga Forcat Operacionale pranë DVP në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë. Kapet dhe vihet në pranga një person me rrezikshmëri shoqërore, i cili qarkullonte me armë zjarri me vete. Vihet në pranga 36-vjeçari, me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë me një krëhër me fishekë luftarak.

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave në kërkim, atyre që merren me shpërndarje të lëndëve narkotike apo qarkullojnë me armë zjarri, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore nga Forcat Operacionale pranë DVP Vlorë për një person me rrezikshmëri për komunitetin i cili qarkullonte me armë zjarri, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Fast”.

Forcat Operacionale pranë DVP Vlorë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, gjatë operacionit, në lagjen “1 Maji” në Vlorë, pranë një lokali kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin I. H., 36 vjeç, banues në Vlorë, person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit.

Gjatë kontrollit personal, në çantën e krahut, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë model “Beretta” me një krëhër me fishekë luftarak. Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armë shpërthyese dhe municionit”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 36 vjecari indrit hita arrestohet 36 vjecari indrit hita

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Gusht 2020, 08:31

KRUJË- Vijon operacioni anti-kanabis në zonën e Malësisë së Krujës. Mësohet se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, së bashku me efektivë të Policisë së Krujës,...