Uragani ‘Laura’ godet SHBA-në/ Ambasadorja Floreta Luli-Faber: Mbi 20 familje shqiptare jetojnë në Teksas dhe Luiziana, e
27 Gusht 2020, 09:56Nga DOSJA
SHBA- Ambasadorja shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Floreta Luli-Faber ka reaguar për uraganin “Laura” që ka goditur Luizianën dhe Teksasin. Ajo ka njoftuar se në këto vende ndodhen mbi 20 familje shqiptare. Ambasadorja thekson më tej se në këtë zona janë evakuuar banorët.
Postimi i plotë:
Me shqetësim të madh kam ndjekur lajmet mbi #UraganinLaura që pritet të godasë pa mëshirë sonte një pjesë të Luizianës dhe Teksasit. Orët e fundit isha në kontakt me Konsullin e Nderit në Luisiana dhe Presidenten e Arberia Houston. Pranvera më informoi se ka një numër restorantesh shqiptare në Beaumont dhe mbi 20 familje shqiptare që jetojnë në mes Liqenit Charles, Luiziana dhe Beaumont, Teksas. Në të gjithë këtë zonë evakuimi ishte i detyruar. Pikërisht në zonën e Liqenit Charles, parashikohet që Uragani të sjellë një valë uji në lartësinë deri në 5-6 metra, në një sipërfaqe deri në 50 kilometra në brendësi të zonave të banuara. Ndoshta, një pjesë nga këto zona mund të përmbyten përgjithmonë. Në vitin 2018 kam udhëtuar nga Biloxi në Alabama në New Orlins në Luiziana, në drejtim të Houston, Teksas. Kam bërë një udhëtim rreth dy orë përgjatë Autostrades I-10, paralel me bregun në Golfin e Meksikës dhe kam vizituar zonat e prekura nga #UraganiKatrina i cili ndodhi pikërisht 15 vite më parë. Kushdo që jeton apo ka vizituar këtë pjesë të Jugut të Amerikës e ka një ide se çfarë pritet të shkaktojë #UraganiLaura. Por një shpjegim skematik për të kuptuar situatën e paprecedent të stuhisë që pritet të godasë sonte, e paraqet kjo video shpjeguese e The Weather Channel Sonte jemi më mendje e zemër pranë të gjithë atyre që pritet të preken nga kjo fatkeqësi e rënde natyrore!
Ky reagim i ambasadores vjen, pasi Uragani ‘Laura’ i kategorisë katërt ka mbërritur në brigjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mediet vendase raportojnë se ky uragan ka prekur Luizianën, ku era është me një shpejtësi preh 240 kilometra në orë. Në orët në vijim priten përmbytje të mëdha.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Policia e Shtetit ka bërë sërish lëvizje në strukturat e saj. Ditën e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, organizoi nj...
TIRANË- Flamur Lena dhe Gjelosh Vukzaj janë dy subjektet e radhës që kalojnë në sitën e Operacionit Forca e Ligjit. OFL njofton sot se Lena, i dënuar për k...
VLORË- Flet fqinji i të moshuarit Seri Petanaj, i cili u gjet i vrarë një ditë më parë në banesën e tij në Vlorë. Ai ka treeguar për për Fax News se i mosh...
BERAT- Dy persona janë arrestuar në Berat përgjatë 24 orëve të fundit. I pari, një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka goditur për motive ba...
DURRËS– Një 29-vjeçar, banues në fshatin Shoshaj në Burrel është shpallur në kërkim pasi ka plagosur një 34-vjeçar me inicialet A.K., nga Mar...
Aktualitet27 Gusht 2020, 08:31
KRUJË- Vijon operacioni anti-kanabis në zonën e Malësisë së Krujës. Mësohet se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, së bashku me efektivë të Policisë së Krujës,...
TIRANË- Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në zonën e Unazës së Re në Tiranë, në afërsi të Kodrës së Diellit. Siç shihet edhe në videon e sig...