Aktualitet

Lëvizje në Policinë e Shtetit, Veliu prezanton Albert Dervishaj si zv.drejtor të Përgjithshëm, Hajnaj largohet për të dr

27 Gusht 2020, 09:16 Nga DOSJA
Lëvizje në Policinë e Shtetit, Veliu prezanton Albert Dervishaj

TIRANË– Policia e Shtetit ka bërë sërish lëvizje në strukturat e saj. Ditën e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, organizoi një ceremoni për të vlerësuar punën e ZV/Drejtoreshës së Përgjithshme të Policisë së Shtetit Aida Hajnaj, e cila sot largohet nga detyra për të filluar në detyrën e re si Drejtore e BKH-së.

Teksa Hajnaj i dorëzoi certifikatën për shërbime të dalluara me motivacionin “Për merita të veçanta, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në përmbushjen cilësore të detyrave dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës për zhvillimin e vazhdueshëm të standarteve policore, në shërbim të Policisë së Shtetit”, Veliu lajmëroi se në vend të saj, është emëruar Albert Dervishaj. Tashmë Dervishaj do të jetë zëvendës drejtor i Përgjithshëm i Policisë. Më herët ka qenë drejtor i Rendit Publik.

Në vijim Veliu, ka bërë të ditura edhe disa ndryshime të tjera. Sipas njoftimit, mësohet se Drejtori i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit Drejtues i Lartë Idajet Faskaj, është liruar nga kjo detyrë dhe është emëruar në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe ka marrë gradën Drejtues i Parë.

Ndërsa Drejtori i Kabinetit të Drejtorit të Përgjithshëm, Drejtues i Parë Pëllumb Seferi, është emëruar Drejtor i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe ka marrë gradën Drejtues i Lartë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aida hajnaj albert dervishaj idajet faskaj pellumb seferi aida hajnaj albert dervishaj idajet faskaj pellumb seferi

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Gusht 2020, 08:31

KRUJË- Vijon operacioni anti-kanabis në zonën e Malësisë së Krujës. Mësohet se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, së bashku me efektivë të Policisë së Krujës,...